user

Back to Post List

Kush duhet të përdorë PrestaShop në vend të Magento?



Posted on


Hostinkos ofron hosting, domenët dhe mjetet që ju nevojiten për webfaqen e biznesit tuaj.


Në kërkimin tuaj për të hapur një dyqan online që do të përputhet me nevojat tuaja, ju duhet të keni hasur në PrestaShop hosting dhe Magento hosting, sepse ketë janë dy platforma më të diskutuara në internet.

Magento është krijuar kryesisht për tregtarët e e-commerce në shkallë të gjerë. Nga ana tjetër, PrestaShop ofron karakteristika të kufizuara për dyqanet online, prandaj është më i përshtatshëm për bizneset e vogla dhe të mesme. Nga të gjitha faqet në botë, 1.3% e tyre run-ohen në PrestaShop.

Të dy Magento dhe PrestaShop janë platforma me burim të hapur të tregtisë elektronike që ju lejojnë të filloni dhe menaxhoni me sukses dyqanet online. Gjëja e rëndësishme është të dini se çfarë ju nevojitet dhe të zgjidhni një që do të kujdeset për modelin tuaj të biznesit. Nëse zotëroni një dyqan të vogël dhe nuk keni aftësi teknike profesionale për të administruar softuerin tuaj të dyqanit, atëherë PrestaShop do të ishte një mundësi ideale për ju. Është e thjeshtë për tu instaluar, përdorur dhe personalizuar.

PrestaShop mund të plotësojë të gjitha kërkesat, pavarësisht nga madhësia e biznesit, falë faktit se është i shkallëzuar, fleksibël dhe me burim të hapur.

PrestaShop është ideal për sipërmarrësit që kërkojnë:

Çmim i ulët

Një nga gjërat më të mira për PrestaShop është se ju lejon ta shkarkoni dhe instaloni në faqen tuaj falas. Magento gjithashtu e bën këtë, por ju duhet të blini edicionin e shtrenjtë ‘Enterprise Edition’, që përmban shumicën e mjeteve thelbësore, për të personalizuar plotësisht faqen tuaj. Për më tepër, PrestaShop gjithashtu ka një kosto të ulët mirëmbajtjeje në krahasim me Magento.

Me 1 klikim mund të keni të instaluar dhe të gatshëm për personalizim PrestaShop. Nuk kushton asgjë më shumë se plani juaj bazë i pritjes, sepse është me burim të hapur.

Instalim i thjeshtë dhe i shpejtë

PrestaShop është i lehtë për t’u instaluar dhe përdorur. Ju nuk keni nevojë të keni një sfond teknik për ta vendosur ose personalizuar dyqanin tuaj sipas nevojave tuaja, ndryshe nga Magento. PrestaShop është i drejtpërdrejtë dhe do t’ju marrë më pak kohë. Kjo është një arsye tjetër që është një zgjedhje e shkëlqyeshme për bizneset e vogla.

Platformë miqësore për përdoruesit

Ky ‘shopping cart’ është shumë interaktiv dhe miqësor me përdoruesit, gjë që e bën atë të përsosur për pronarët e dyqaneve të tregtisë elektronike. PrestaShop ka mundësi të navigojë në panelin e administratorit dhe opsionet e personalizimit që ju lejojnë të krijoni llojin e faqes që dëshironi pa pasur nevojë për një profesionist.

Komunitet i madh

Platforma ka një komunitet të madh përdoruesish dhe zhvilluesish, dhe ju mund ta merrni me mend se çfarë do të thotë kjo për biznesin tuaj. Nëse hasni ndonjë problem ose keni një pyetje për të bërë, ju jeni i sigurt për të gjetur zgjidhje shpejt. Ju gjithashtu mund të mbështeteni në ekipin e zhvilluesve të tyre për t’ju ndihmuar në udhëtimin tuaj për krijimin e një dyqani shumë funksional. E njëjta gjë nuk do të thuhej për platformat e tjera të tregtisë elektronike.

Themes të shumta falas

Ka mijëra themes dhe module të shkarkueshëm në tregun zyrtar. Disa janë falas, të tjerët jo. Ju mund të merrni module për menaxhimin e faqes, automatizimin e postës elektronike, SEO dhe më shumë. PrestaShop madje mburret me 20 herë më shumë ekstensione dhe shtesa sesa Magento.

Platforma shumëgjuhëshe

PrestaShop mbështet plotësisht anglishten dhe frëngjishten. Gjithashtu 39 gjuhë të tjera, dhe kjo është ajo që e bën atë të dallueshme.

Hostinkos

Hostinkos

Gjithçka që ju duhet për webfaqen e biznesit, përfshirë hostimin, domenët dhe ndërtimin e një webfaqe profesionale të kualitetit të lartë. Ne menaxhojmë çdo aspekt të dizajnit të webfaqes, SEO, web hosting dhe mirëmbajtjes teknike, dhe ofrojmë Ekipin më të mirë përkrahës!



Back to Post List