Google Analytics është një nga mjetet më thelbësore që ju duhet për të ndjekur dhe optimizuar performancën e faqes tuaj të internetit. Mbani në mend se, pa marrë parasysh sa përvojë keni fituar gjatë viteve të web zhvillimit, ju kurrë nuk mund të ndërtoni një faqe interneti perfekte në lidhje me pamjen, shpejtësinë, funksionalitetin etj.
Ju mund të ndërtoni dhe synoni të përmirësoni webfaqen tuaj me kalimin e kohës përmes monitorimit të vazhdueshëm. Me Google Analytics, ju mund të merrni qasje në të gjithë informacionin që ju nevojitet për të përmirësuar webfaqen tuaj.
Si mjeti më i njohur i analizave në botën online, ka kuptim të çiftosh Google Analytics me platformën më të popullarizuar të krijimit të webfaqes – WordPress.
Regjistrohuni për Google Analytics
Para se të mund të përdorni Google Analytics në webfaqen tuaj WordPress, së pari duhet të regjistroheni për një llogari në faqen e tyre të internetit. Mbani në mend se keni mundësinë për të integruar Google Analytics në një webfaqe ose në një aplikacion celular. Sigurohuni që opsioni “Website” të jetë zgjedhur para se të vazhdoni.
Pastaj, plotësoni informacionin e nevojshëm siç janë emri i webfaqes, URL, kategoria e industrisë dhe zona kohore e raportimit. Gjithashtu, mos harroni të kontrolloni sharing parametrat e të dhënave në fund të webfaqes. Këta parametra ju lejojnë të kufizoni informacionin që Google mund të mbledhë nga webfaqja juaj.
Kur të keni mbaruar, rishikoni parametrat tuaja dhe klikoni “Get Tracking ID” në fund të faqes. Lexoni marrëveshjen e ToS ose ruani një kopje për më vonë dhe pastaj klikoni “I Accept”. Atje, duhet të jeni në gjendje të gjeni informacionin e mëposhtëm:
- Tracking ID
- Kodi Universal Analytics tracking
- Kodi PHP implementation
Instalimi i Google Analytics në WordPress
Tani që keni informacionin e kërkuar, tani mund të vazhdoni të instaloni Google Analytics në WordPress. Ekzistojnë tre mënyra për ta bërë këtë
- Ngjitja e drejtpërdrejtë [ang. Direct Pasting]
- Modifikimi i “functions.php”
- Përdorimi i metodës së shtojcës
1. Ngjitja e drejtpërdrejtë [ang. direct pasting]
Mënyra më e thjeshtë për të instaluar Google Analytics është të ngjitni kodin e ndjekjes në skedarin “header.php” në webfaqen tuaj WordPress. Për ta bërë këtë, hyni në panelin tuaj të WordPress dhe shkoni te Appearance > Editor, zgjidhni themen tuaj aktuale dhe më pas kërkoni “header.php” ose “Theme Header” nën Templates.
Kopjoni tracking code-in që keni marrë nga Google Analytics. Mos harroni se ky kod është i mbyllur midis tagjeve <script> dhe </script>. Bartni të gjithë kodin menjëherë përpara tag-ut </head>. Kodi juaj tani duhet të duket si:
Klikoni “Update File” dhe Google Analytics duhet të instalohet në faqen tuaj WordPress.
2. Functions.php
Metoda tjetër kërkon që ju të dini pak për ngjitjen e fragmenteve [ang. pasting snippets]. Duke u kthyer përsëri në seksionin Editor në panelin tuaj të WordPress, kërkoni skedarin “Theme Functions” ose “functions.php” dhe shtoni kodin vijues:
<?php
add_action( 'wp_footer', 'add_googleanalytics' );
function add_googleanalytics() { ?>
**Paste your Universal Analytics tracking code here**
<?php } ?>
Pas shtimit të kodit, klikoni “Update File” për të instaluar Google Analytics.
3. Përdorimi i një shtojce
Më në fund, mund të përdorni një mjet të automatizuar për të injektuar automatikisht kodin e Google Analytics në webfaqen tuaj WordPress. Kjo metodë është e përkryer për fillestarët që nuk duan të ngatërrohen me kodin e faqes së tyre.
E tëra çfarë ju duhet të bëni është të shkarkoni shtojcën Insert Headers and Footers dhe ngjisni kodin Google Analytics në faqen settings. Ky seksion mund të gjendet duke shkuar në panelin tuaj të WordPress > Settings > Insert Headers and Footers.