user
Navigation

Bashkimi Evropian ndan 50 milion euro për Kosovën

Introduction

Hostinkos

Hostinkos

Gjithçka që ju duhet për webfaqen e biznesit, përfshirë hostimin, domenët dhe ndërtimin e një webfaqe profesionale të kualitetit të lartë. Ne menaxhojmë çdo aspekt të dizajnit të webfaqes, SEO, web hosting dhe mirëmbajtjes teknike, dhe ofrojmë Ekipin më të mirë përkrahës!

LATEST POSTS

Si të Zgjidhni Domenin e Duhur për Biznesin Tuaj në Kosovë: Udhëzues i Plotë për 2026 13th June, 2026

Domenet .com vs .net vs .al: Cili Shtesë Domeni është më i Mirë për Biznesin Tuaj Kosovar? 13th June, 2026

Local News

Bashkimi Evropian ndan 50 milion euro për Kosovën

Posted on .

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka njoftuar se Komisioni Evropian ka ndarë 50 milionë euro për Republikën e Kosovës.

Me anë të një postimi në Twitter, Szunyog ka thënë se përmes kësaj ndihme tregohet mbështetja e BE-së për adresimin e sfidave të shkaktuara nga pandemia.

“Komisioni Evropian ka ndarë sot 50 milionë euro për Kosovën si asistencë makro-financiare. Një shumë tjetër prej 50 milionë eurosh janë ndarë tashmë për Kosovën, duke çuar totalin në 100 milionë euro. Kjo tregon mbështetjen e Bashkimi Evropian për të adresuar sfidat socio-ekonomike të shkaktuara nga pandemia”, ka shkruar Szunyog.

Në kuadër të kësaj ndihme Komisioni Evropian ka ndarë 300 milionë euro për Tunesinë, 50 milionë për Kosovën, 30 milionë për Malin e Zi dhe 80 milionë për Maqedoninë e Veriut, nga fondi prej 3 miliardë euro për ndihmën e vendeve të rajonit të cilat kanë pësuar nga pandemia. 