Masat anti-COVID që pritet të merren nga Qeveria e Kosovës


Hostinkos
Hostinkos
Masat anti-COVID që pritet të merren nga Qeveria e Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës sot pritet t’i shtrëngoj masat anti-COVID, ku pritet edhe ndalimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në rasteve urgjente.

Pritet që edhe institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në mësim online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

Në anën tjetër, shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6 prill deri me datë 18 prill dhe të lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through.

Ndërkaq bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:

  • Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;
  • -Gjatë vrapit dhe çiklimit;
  • -Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.

Nga 6 deri më 18 prill 2021 pritet të bëhet edhe pezullimi i aktiviteteve të konvikteve dhe menzave.

Related Articles

Local News

Si të zgjedhësh pakon e duhur web hosting të Hostinkos

Zgjedhja e pakos së duhur të web hosting-ut është hapi kryesor për të siguruar që webfaqja jote të funksionojë shpejt, qartë dhe pa ndërprerje. Hostinkos ofron disa plane apo pako të ndryshme, dhe vendimi i saktë varet nga qëllimi i webfaqes dhe nevojat e tua. Më poshtë gjendet një udhëzues profesional dhe i thjeshtuar që […]

Posted by E Fazliu
Local News

Realizo idenë tënde në Kosovë – krijo webfaqe me Hostinkos

Nëse ke një biznes në Kosovë, Shqipëri apo kudo në diasporë dhe dëshiron të ndërtosh një webfaqe personale apo të prezantosh produktet e tua në internet, Hostinkos është partneri ideal për të filluar. Ne ndihmojmë çdo individ apo kompani të krijojë një webfaqe profesionale, funksionale dhe të përshtatur për nevojat dhe tregun lokal.  Ekipi ynë […]

Posted by E Fazliu