Si të transferoni domenin tuaj në Hostinkos?

Si të transferoni domenin tuaj në Hostinkos?


Hostinkos
Hostinkos
Si të transferoni domenin tuaj në Hostinkos?

Në këtë artikull do të tregojmë shkurtimisht tre hapat kryesorë që duhet të ndërmerrni për të transferuar domenin tuaj në Hostinkos.

Transferimi i domenit tuaj në Hostinkos është shumë i lehtë!

Hapi 1 | Përgatituni për transferimin

Ju do të duhet të merrni AuthCode nga ofruesi juaj aktual.

Hapi 2 | Zhbllokoni mbrojtjen

Gjithashtu do t’ju duhet të zhbllokoni domenin (ang. unlock domain) dhe të çaktivizoni Mbrojtjen WHOIS në panelin aktual të kontrollit të menaxhimit të domenit.

Hapi 3 | Shtoni emrin e domenit që dëshironi të transferoni dhe kodin Auth/EPP

Procedoni me transferimin e domenit nga ndërfaqja jonë për transferim të domenit duke klikuar këtu. Thjesht shkruani emrin e domenit tuaj dhe kodin tuaj Auth/EPP nga ofruesi juaj aktual, konfirmoni transferimin dhe përfundoni porosinë.

Lista kontrolluese për transferimin e domenit në Hostinkos.com

Ju lutemi, kontrolloni sa vijon për të siguruar një tranzicion të qetë për domenin(et) tuaj.

  • Sigurohuni që kanë kaluar më shumë se 60 ditë nga regjistrimi i domenit ose transferimi i fundit
  • Kontrolloni statusin e domenit tuaj, ai duhet të jetë valid për të paktën 15 ditë nga skadimi i tij
  • Detajet e administratorit të domenit tuaj duhet të jenë të sakta dhe të përditësuara (Shënim: Duhet të jenë të njëjta me të dhënat e regjistruara me WHOIS)
  • Sigurohuni që të keni akses në kodin Auth/EPP të domenit ose merrni atë nga regjistruesi juaj aktual
  • Emri juaj i domenit duhet të jetë i zhbllokuar (ang. unlocked) në regjistruesin aktual

Related Articles

Domains

Si ndikon Brexit në domenin tim .EU?

Mbretëria e Bashkuar u largua nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Zona Ekonomike Evropiane (EEA) në 1 Shkurt 2020. Për të lejuar kohën e organizimit të MB për t’u lidhur me rregulloret e reja, u vendos një periudhë tranzicioni, e cila do të përfundojë më 31 Dhjetor, 2020. Në përputhje me rregulloret e regjistrit .EU, duke […]

Posted by Hostinkos
Domains

Pra, ju keni instaluar WordPress… Tani çfarë? Udhëzues për fillestarë

WordPress është sistemi më të popullarizuar ti Menaxhimit të Përmbajtjes (CMS) në botë që tani fuqizon gati 25% të të gjitha faqeve të internetit. Brenda një ore mund të kaloni nga një instalim bazë në një faqe interneti funksionale. E mira është gjithashtu se shumica e kompanive të hostimit kanë instalues ​​me një klikim për […]

Posted by Hostinkos