Subvencionimi i pagës: Hapet aplikimi për mbështetje prej 100 euro për punëtorët

Subvencionimi i pagës: Hapet aplikimi për mbështetje prej 100 euro për punëtorët


Hostinkos
Hostinkos
Subvencionimi i pagës: Hapet aplikimi për mbështetje prej 100 euro për punëtorët

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se ka hapur formën e aplikimit për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit. Aplikimi për mbështetje do të bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale të të punësuarit në vegzën në vijim:

https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

Vlen të theksohet se të dhënat duhet të jenë të sakta, dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të përfituesit. Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi.

Kusht për kualifikim për mbështetje nga kjo masë është që punëtori të ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën tatimore 𝐬𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟐.

Punëtorët të cilët janë deklaruar nga punëdhënësi në periudhën tatimore mars 2022, mund të aplikojnë, mirëpo subvencionin do të mund ta përfitojnë vetëm pasi të jenë deklaruar edhe për periudhat tatimore prill dhe maj, që nënkupton se subvencionin do të mund ta marrin në fund të muajit qershor 2022.

Aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga data 𝟐𝟏 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞̈ 𝟐𝟎 𝐦𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟐.

𝐕𝐞̈𝐦𝐞𝐧𝐝𝐣𝐞: Të punësuarit e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit nuk kanë nevojë të aplikojnë sepse subvencionin do ta marrin me pagën e muajit prill.

Related Articles

Local News

Çmimi i Krijimit të Një Webfaqeje në Kosovë 2026

Zbuloni faktorët që ndikojnë në çmimin e krijimit të një webfaqeje në Kosovë 2026 dhe hapat e nevojshëm për të ndërtuar një prezencë online të suksesshme.

Posted by Hostinkos
Local News

Cilat janë bizneset që po lulëzojnë në Kosovë?

Kosova ka përjetuar një rritje të konsiderueshme të biznesit në vitet e fundit, me sektorë të caktuar që po lulëzojnë falë inovacionit, teknologjisë dhe kërkesës në treg. Me zhvillimin e infrastrukturës digjitale dhe mbështetjen në teknologji, shumë biznese po shfrytëzojnë shërbimet e hostimit lokal si Hostinkos për të forcuar praninë e tyre në internet dhe […]

Posted by Hostinkos