Si ndikon shpejtësia e uebfaqes në SEO dhe çfarë duhet të bëni?
SEO

Si ndikon shpejtësia e uebfaqes në SEO dhe çfarë duhet të bëni?


Hostinkos
Hostinkos
Si ndikon shpejtësia e uebfaqes në SEO dhe çfarë duhet të bëni?

Ju tashmë keni një uebfaqe biznesi të dizajnuar mirë ose dyqan online. Përmbajtja juaj është gati dhe uebfaqja juaj është live. Por, diçka nuk është në rregull – uebfaqja juaj kërkon shumë kohë për tu ngarkuar.

Shpejtësia është një faktor vendimtar i performancës për uebfaqen e biznesit tuaj. Nëse uebfaqja juaj ngarkohet shumë ngadalë, vizitorët e mundshëm mund ta braktisin atë në sekondat e para, gjë që do të ndikojë negativisht në renditjen e kërkimit dhe të ardhurat tuaja.

Google tregon se më shumë se gjysma e vizitorëve celularë do të largohen nga uebfaqja juaj nëse duhen më shumë se tre sekonda për tu ngarkuar, kështu që ju duhet të synoni për një kohë sa më të shkurtër të ngarkimit.

Sa e rëndësishme është shpejtësia e uebfaqes për SEO

Pra, si ndikon shpejtësia e uebfaqes në SEO? Google, së bashku me motorët e tjerë të kërkimit, janë të prirur për renditjen e uebfaqeve të ofrojnë një përvojë të shkëlqyeshme të përdoruesit.

Shpejtësia e uebfaqes ka rëndësi dhe ka një ndikim të rëndësishëm në përvojën e përdoruesit. Ngarkimi i shpejtë i uebfaqes e bën më të lehtë për vizitorët të navigojnë në uebfaqen tuaj, kurse optimizimi i uebfaqes tuaj për pajisjet celulare është thelbësor dhe ju nuk duhet ta lini pas dore këtë.

Këtu janë disa arsye të tjera pse rritja e kohës së ngarkimit të uebfaqes tuaj është thelbësore:

  • Redukton normën e kërcimit (ang. bounce rate).
  • Rrit shikimet e faqeve
  • Rrit kohën e qëndrimit
  • Përmirëson normën e konvertimit.
  • Ndihmon rankimin tuaj në kërkime organike

Si të shpejtoni uebfaqen tuaj

Shumë faktorë mund të ndikojnë negativisht në shpejtësinë e uebfaqes, përfshirë faqet me kod të shkruar dobët ose shumë elementë të faqes.

Mund të shpejtoni kohën e ngarkimit të faqes në internet nëse:

  • Aktivizoni caching të shfletuesit
  • Minifikoni resurset
  • Aktivizoni kompresimin e imazheve
  • Zbatoni një rrjet të shpërndarjes së përmbajtjes (CDN).
  • Optimizoni media skedarët
  • Minimizoni kërkesat HTTP
  • Përdorni web hostin e duhur

Faktori më i madh për të pasur një uebfaqe të shpejtë është web hosti juaj. Hostimi i duhur mund të përmirësojë shpejtësinë e uebfaqes dhe të rrisë performancën.

Nëse sapo keni krijuar një uebfaqe ose po kërkoni një hosting më të mirë, Hostinkos ka një plan që i përshtatet biznesit tuaj.

Related Articles

SEO

Si të rrisni autoritetin e domenit të uebfaqes dhe të përmirësoni rankimin

Meqenëse ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis autoritetit të domenit të një faqe interneti dhe renditjes së motorëve të kërkimit, bizneset që duan të rrisin trafikun organik do të bënin mirë të merrnin parasysh se si mund të rrisin autoritetin e tyre të domenit. Këtu, ne do të shikojmë mënyrat më të rëndësishme për ta […]

Posted by Hostinkos
SEO

Si të largoni skedarët e infektuar nga faqja juaj e WordPress

Kur menaxhoni një faqe interneti, siguria është një domosdoshmëri. Hakerët shpesh sulmojnë faqet e njerëzve nga i gjithë uebi, disa duke përdorur malware si një mjet për ta bërë këtë. Nëse keni kërkuar një udhëzues për të hequr qafe çdo malware nga faqja juaj, ky është artikulli për ju! Më poshtë do të ndajmë gjashtë […]

Posted by Hostinkos