Pavijoni i Kosovës në Venecia lanson webfaqen


Hostinkos
Hostinkos
Pavijoni i Kosovës në Venecia lanson webfaqen

Në edicionin e sivjetmë të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia, Pavijoni i Kosovës është në “ndërtim” e sipër në hapësirën ekspozuese arsenale në qytetin italian. Por informacionet e përfaqësimit të shtetit më të ri të Evropës në këtë ngjarje arti tashmë gjenden edhe online. Të enjten është publikuar webfaqja nëpërmjet së cilës në shqip e anglisht jepen informacione për ekipin që përfaqëson Kosovën bashkë me temën e pavijonit shtetëror.

Në webfaqe bëhet e ditur se “The Monumentality of the Everyday” i Jakup Ferrit, me kuratore gjermanen Inke Arns, do të hapë dyert në fund-prill për t’u mbyllur në fundnëntor. Paraqiten disa vepra të Ferrit, kryesisht vizatime e tapiceri të cilat do ta “veshin” Pavijonin e Kosovës duke iu përgjigjur titullit të caktuar nga ekipi.

“Webfaqja është kompletuar. Por do të shtohen lajme”, ka thënë Berisha, shkurt gjatë ditës së enjte, nëpërmjet komunikimit online.

Related Articles

Local News

Çfarë është Shared Hosting?

Web hosting është një shërbim që u mundëson bizneseve dhe individëve të postojnë një webfaqe në internet – është aq e lehtë sa kaq. Një ofrues i shërbimit të web hosting është një kompani që ofron shërbimet e nevojshme që uebfaqja juaj të shihet online. Për ta thjeshtuar pak – çdo faqe interneti ku hyni […]

Posted by Hostinkos
Local News

6 mënyra se si uebfaqja juaj mund të tërheqë klientë të rinj

Faqet e internetit luajnë shumë role të rëndësishme për bizneset dhe një nga më të vlefshmet është t’i ndihmosh ata të krijojnë klientë të rinj. Këtu, ne do të shikojmë mënyrat e ndryshme që një uebfaqe e bën këtë dhe si mund të përfitojë kompania juaj. 1. Uebfaqet ju ndihmojnë të gjendeni online Fillimi i […]

Posted by Hostinkos