Hostinkos Blog


  • Blog
  • Për Ne
    • Rreth Hostinkos
    • Pse Hostinkos
    • Blog i Hostinkos
    • Kontakti
  • Domain
  • Hosting
  • Webfaqe
  • Më Shumë
    • Email Biznesi
    • SEO
    • Cloud VPS
    • Kalo te Hostinkos
  • Ndihmë


© Hostinkos Blog. 2026 • All rights reserved.

Published with WordPress.

Related Articles

Filter by Category

  • Web Design(247)
  • Web Hosting(173)
  • Domains(118)
  • Local News(106)
  • Internet(105)
  • Wordpress(82)
  • eCommerce(45)
  • SEO(45)
  • Newsroom(32)
  • Email Hosting(19)
  • SSL Certificate(16)
  • cPanel(16)
  • Development(15)
  • Uncategorised(14)
  • Server(11)
  • Webfaqe(11)

Filter by Author

  • Hostinkos Hostinkos (844)
  • E Fazliu E Fazliu (17)
Back to Latest Articles
2 shtojca të shkëlqyera për backup të uebfaqes në WordPress
Wordpress

2 shtojca të shkëlqyera për backup të uebfaqes në WordPress

Uebaqet në WordPress mund të bëhen viktima të dështimeve, sulmeve DDoS, përpjekjeve të hakimit, humbjes së të dhënave dhe vjedhjes së të dhënave – pa fajin tuaj. Ndërsa web hostët bëjnë përpjekje të përbashkëta për t’ju mbrojtur, natyra e web teknologjisë do të thotë që gjërat mund të shkojnë keq. Kur bëhet fjalë për diçka […]

Posted 7th September 2021 by Hostinkos

Rëndësia e Mbrojtjes së Privatësisë së domenit tuaj
Domains

Rëndësia e Mbrojtjes së Privatësisë së domenit tuaj

A keni menduar ndonjëherë se si kompanitë e marketingut marrin numrin tuaj të telefonit, emailin ose adresën tuaj? Nëse po, mund t’ju duhet Mbrojtja e Privatësisë së Domenit [ang. Domain Privacy Protection]. Çfarë është Mbrojtja e Privatësisë së Domenit? Pasi të keni gjetur më në fund emrin e domain-it dhe të keni verifikuar që emri […]

Posted 7th September 2021 by Hostinkos

4 pyetje për t’u marrë parasysh para se të bëni një kontratë web hosting
Web Hosting

4 pyetje për t’u marrë parasysh para se të bëni një kontratë web hosting

Nënshkrimi i një kontrate afatgjatë hosting me një web host për herën e parë mbart rrezik të konsiderueshëm, si financiar, ashtu edhe në lidhje me performancën e uebfaqes tuaj për një periudhë afatshkurtër dhe afatmesme. Një kontratë për hostimin e uebfaqes tuaj dikton gjithçka që do të merrni në këmbim kur zgjedhni një web host […]

Posted 7th September 2021 by Hostinkos

5 praktika të mira për mbrojtjen e serverit të uebfaqes tuaj WordPress
Web Design

5 praktika të mira për mbrojtjen e serverit të uebfaqes tuaj WordPress

Ju si pronar i një biznesi online duhet të ndërmerrni hapat e duhur për të siguruar uebfaqen tuaj pa marrë parasysh se çfarë programi përdorni. Por, kjo është veçanërisht e saktë kur kemi të bëjmë me sisteme shumë të njohura (dhe të shfrytëzueshme) të menaxhimit të përmbajtjes, si WordPress. Derisa shumë kompani të web hosting […]

Posted 7th September 2021 by Hostinkos

7 gabime fillestare në uebfaqen e biznesit tuaj që ndoshta po i bëni tani
Web Design

7 gabime fillestare në uebfaqen e biznesit tuaj që ndoshta po i bëni tani

Pronarët e bizneseve online dhe offline duhet të dinë për rëndësinë e të pasurit një uebfaqe. Sidoqoftë, shanset janë që ju po bëni gabime tani dhe as nuk dini për to. Në këtë artikull do t’ju tregojmë se çfarë gabimesh mund të bëni dhe si t’i korrigjoni ato. Pa ekspertizë teknike të nevojshme! #1 – […]

Posted 7th September 2021 by Hostinkos

Rëndësia e Bounce Rate për uebfaqen e biznesit tuaj
SEO

Rëndësia e Bounce Rate për uebfaqen e biznesit tuaj

Një nga aspektet kryesore të menaxhimit të një faqe interneti është njohja e analizave të faqes. Analizat ju tregojnë se si vizitorët tuaj e perceptojnë uebfaqen tuaj. Kur jeni duke u përpjekur të shihni se sa efektive është uebfaqja juaj, do t’ju duhet të dini se sa njerëz po vizitojnë uebfaqen tuaj, por edhe sa […]

Posted 7th September 2021 by Hostinkos

5 velga për të verifikuar uebfaqen tuaj a po ngarkohet shpejt…
Web Design

5 velga për të verifikuar uebfaqen tuaj a po ngarkohet shpejt…

Në këtë artikull do të demonstrojmë 5 vegla që mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni performancën e uebfaqes dhe rezultatin e shpejtësisë dhe të identifikoni fushat që duhet të përmirësohen. Pse është e rëndësishme shpejtësia e faqes? Para së gjithash le të kujtojmë pse ka rëndësi shpejtësia e faqes. Me pak fjalë, shpejtësia e ngarkimit të […]

Posted 6th September 2021 by Hostinkos

Si të rregulloni imazhet për ta mbajtur dyqanin tuaj online të shpejtë
eCommerce

Si të rregulloni imazhet për ta mbajtur dyqanin tuaj online të shpejtë

Shumë pronarë të rinj të dyqaneve online thjesht ngarkojnë imazhe pa i optimizuar ato për dyqanet e tyre. Këta skedarë të mëdhenj të imazhit ngadalësojnë uebfaqet. Pronarët e dyqaneve duhet të gjejnë një mënyrë për të optimizuar imazhet e produktit në një mënyrë që përshpejton WooCommerce. Disa mënyra për ta bërë këtë përfshijnë modifikimin e […]

Posted 6th September 2021 by Hostinkos

View Latest Posts
2 shtojca të shkëlqyera për backup të uebfaqes në WordPress
Wordpress

2 shtojca të shkëlqyera për backup të uebfaqes në WordPress


Hostinkos
Hostinkos
2 shtojca të shkëlqyera për backup të uebfaqes në WordPress
Posted 7th September 2021 by Hostinkos

Uebaqet në WordPress mund të bëhen viktima të dështimeve, sulmeve DDoS, përpjekjeve të hakimit, humbjes së të dhënave dhe vjedhjes së të dhënave – pa fajin tuaj. Ndërsa web hostët bëjnë përpjekje të përbashkëta për t’ju mbrojtur, natyra e web teknologjisë do të thotë që gjërat mund të shkojnë keq.

Kur bëhet fjalë për diçka kaq të rëndësishme sa uebfaqja e biznesit tuaj, ju duhet një sistem shtesë backup-imi.

Ironikisht, është shumë e thjeshtë të automatizosh backup-imin e një uebfaqe ose blogu në WordPress. Në këtë artikull, do të diskutojmë dy metoda që ju lejojnë të planifikoni backup-in në mënyrë automatike të të gjithë uebfaqes suaj, përfshirë bazën e të dhënave WordPress dhe skedarët e tjerë të ndërlidhur.

Metodat Primare të Backup-it

Scheduled Full Backup (Snapshot)

Është kur planifikoni një kopje rezervë (backup) për tu ekzekutuar automatikisht në një kohë të caktuar – duke marrë një pamje të plotë [ang. snapshot] të sistemit tuaj duke përfshirë të gjithë skedarët WordPress dhe bazën e të dhënave, email, imazhe etj.

Incremental Backup

Është kur bëni vetëm kopje rezervë të skedarëve që kanë ndryshuar nga backup-i juaj i fundit – është më efikas, por më i vështirë për tu rikuperuar, duke kërkuar që shumë skedarë të kombinohen në një sistem të plotë.

Shtojca të shkëlqyera për backup të WordPress

#1 – VaultPress (Jetpack Backups)

VaultPress është një shërbim backup-i plotësisht i automatizuar i ofruar nga Automattic (djemtë që qëndrojnë pas WordPress). Filloi si një shtojcë e pavarur por tani është pjesë e një produkti tjetër nga Automattic të quajtur JetPack. Do të duhet të regjistroheni në JetPack para se të mund të përdorni VaultPress.

VaultPress është një nga mënyrat më të mira për të krijuar një kopje rezervë të uebfaqes ose blogut tuaj WordPress. Nuk është vetëm i lehtë për t’u përdorur, por shumë i përshtatshëm. E vetmja gjë që duhet të bësh është të krijosh një llogari, të instalosh dhe aktivizosh shtojcën, pastaj rri duarkryq dhe e shikon atë duke rikrijuar të gjithë instalimin tënd të WordPress. Në thelb, kjo shtojcë kujdeset për çdo skedar të lidhur me uebfaqen tuaj në WordPress.

#2 – UpdraftPlus

UpdraftPlus është edhe një plugin popullore shtesë e WordPress-it. Ndryshe nga VaultPress që është i bazuar në abonim, UpdraftPlus është falas; por si VaultPress, kjo ju lejon të krijoni një kopje rezervë të plotë të blogut tuaj WordPress dhe ta ruani atë në cloud. Kjo plugin mbështet si backup-in sipas kërkesës ashtu edhe të planifikuar dhe gjithashtu ju jep mundësinë të zgjedhni llojet e skedarëve ose të dhënave që dëshironi të rezervoni. Një nga gjërat që e bëjnë UpdraftPlus shtojcën më të mirë të backup të WordPress sot është se lejon backup-imin dhe restaurimin, si dhe karakteristika të tjera të pabesueshme në një plan falas.

Instalimi i tij është i thjeshtë – hidhuni në panelin e WordPress > Plugin > Add New dhe kërkoni UpdraftPlus, më pas instalojeni dhe aktivizojeni. Pastaj, do të konfiguroni një orar backup-imi, afatet kohore të ruajtjes së backup dhe vendndodhjen e hapësirës për ruajtje.

UpdraftPlus mund të ngarkojë automatikisht backup-et tuaja në FTP, email, S3, Google Drive, OpenStack, Dropbox, SFTP, Rackspace Cloud dhe shërbime të tjera të ruajtjes në distancë. Versioni premium mbështet deri te Backblaze B2, Microsoft OneDrive, WebDAV, Google Cloud Storage, SFTP, SCP dhe Microsoft Azure.

Është e sigurt të thuhet se kjo shtojcë është shtojca më e njohur dhe më e vlerësuar sot, dhe për arsyet e duhura. Përveç se është i pasur me tipare, është gjithashtu e lehtë dhe intuitive për t’u përdorur.

Ndryshe nga shtojcat e tjera të WordPress, UpdraftPlus:

– Është më i shpejtë dhe përdor më pak burime serveri
– Krijon kopje rezervë dhe rikthen
– Ka më shumë mundësi backup-imi cloud se çdo plugin backupi shtesë
– Lejon planifikimet automatike të backup
– Është testuar në më shumë se një milion faqe

Hostinkos
Hostinkos
  • backup
  • host
  • uebsite
  • wordpress

Related Articles

Wordpress

Si të shpejtoni webfaqen tuaj në WordPress

Ka shumë gabime në dukje të vogla që mund të bëni që ngadalësojnë webfaqen tuaj në WordPress. Lajmi i mirë është se ka edhe shumë hapa që mund të ndërmerrni për ta përshpejtuar atë. Investoni në cilësinë e web hosting Zgjedhja e një web hosti të mirë është një hap thelbësor për ta mbajtur faqen […]

Posted 4th September 2021 by Hostinkos
Wordpress

10 gabime SEO të uebfaqes WordPress që duhet shmangur menjëherë

WordPress CMS është i optimizuar mirë për motorët e kërkimit. Sidoqoftë, performanca varet nga sa mirë e menaxhoni faqen e internetit. Pronarët e faqeve të internetit vazhdojnë të bëjnë gabime në SEO duke privuar uebfaqen nga trafiku i lartë. Nëse nuk ndiqni parimet bazë të SEO, çdo shtojcë ose miniaplikacion që keni instaluar nuk do […]

Posted 18th January 2022 by Hostinkos