Prishtina kërkon mosmbyllje të shërbimeve në QKUK


Hostinkos
Hostinkos
Prishtina kërkon mosmbyllje të shërbimeve në QKUK

Nga lagjja “Emshir” ku qytetarët e Prishtinës mund të testohen e të marrin terapi në qendrën për Covid-19, ata  duhet të drejtohen direkt në klinikat e QKUK-së për të marrë shërbime shëndetësore edhe nëse gjendja e tyre nuk përkon me nivelin terciar.

Megjithëse ka kohë të gjatë që është planifikuar spitali i qytetit, ende nuk është marrë asgjë në atë drejtim nga institucionet përgjegjëse.

Që nga viti 2019, kur është bërë fizibiliteti i ndërtimit të kësaj klinike nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, nuk është bërë asnjë hap më tutje.

Të mbingarkuar e cilësojnë veten në Klinikën Emergjente në QKUK, ku kryesisht shërbime kërkojnë banorët e Prishtinës.

Bujar Gashi, drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, derisa është diskutuar ndalja e shërbimeve të tjera në Klinikat e SHSKUK-së, kjo do të dëmtonte kryeqytetin pa spital thotë.

Ministria e Shëndetësisë pati njoftuar se janë ndarë 7 milionë euro për ndërtimin e këtij Spitali, me mundësi shtimi të buxhetit nëse studimi i fizibilitetit thotë se ai do të kushtojë më shumë.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, thotë se janë ende në pritje nga Ministria e Shëndetësisë për të iniciuar më tutje këtë plan.

Related Articles

Local News

Cilat janë bizneset që po lulëzojnë në Kosovë?

Kosova ka përjetuar një rritje të konsiderueshme të biznesit në vitet e fundit, me sektorë të caktuar që po lulëzojnë falë inovacionit, teknologjisë dhe kërkesës në treg. Me zhvillimin e infrastrukturës digjitale dhe mbështetjen në teknologji, shumë biznese po shfrytëzojnë shërbimet e hostimit lokal si Hostinkos për të forcuar praninë e tyre në internet dhe […]

Posted by Hostinkos
Local News

Subvencionimi i pagës: Hapet aplikimi për mbështetje prej 100 euro për punëtorët

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se ka hapur formën e aplikimit për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit. Aplikimi për mbështetje do të bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale të të punësuarit në vegzën në vijim: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim Vlen të theksohet se të […]

Posted by Hostinkos