Netflix pranon shtetësinë e Kosovës


Hostinkos
Hostinkos
Netflix pranon shtetësinë e Kosovës

Kosova është shtuar në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën më të madhe digjitale kinematografike, pas lansimit ë peticionit për pranim të Kosovës në platformën Netflix.

Lajmin  e ka bërë të ditur inicuesi i peticionit, Sovran Hoti.

“Nuk u deshtën 200 mijë, me 37 mijë nënshkrime dhe rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen tonë.”

Deri tash, Kosova në platformën më të madhe në botë të filmave dhe shfaqjeve televizive ‘Netflix’, konfiguronte si pjesë e Serbisë.

Kur qytetarët e Kosovës lidhen në ‘Netflix’, vendndodhja e tyre duket sikur të ishin në Serbi, edhe pse ata përdorin platformën nga Republika e Kosovës.

Përveç kësaj qasja nuk mund të verifikohej as me numrin e telefonit me prefiksin e Kosovës, për shkak se Kosova nuk shfaqej në listën telefonike.

Related Articles

Local News

Ku mund të gjenden dritaret më të mira uPVC në Kosovë?

Nëse jeni në kërkim të dritareve cilësore uPVC në Kosovë, Alplast është zgjedhja ideale. Kompania Alplastks.com ofron produkte të qëndrueshme dhe moderne për shtëpinë apo biznesin tuaj. 1.⁠ ⁠Në degën kryesore në Gjilan Alplast operon në qytetin e Gjilanit, duke ofruar shërbime dhe produkte cilësore për klientët në gjithë Kosovën. Mund të vizitoni lokalin e […]

Posted by Hostinkos
Local News

Cilat janë bizneset që po lulëzojnë në Kosovë?

Kosova ka përjetuar një rritje të konsiderueshme të biznesit në vitet e fundit, me sektorë të caktuar që po lulëzojnë falë inovacionit, teknologjisë dhe kërkesës në treg. Me zhvillimin e infrastrukturës digjitale dhe mbështetjen në teknologji, shumë biznese po shfrytëzojnë shërbimet e hostimit lokal si Hostinkos për të forcuar praninë e tyre në internet dhe […]

Posted by Hostinkos