Arijanet Muric largohet nga Kombëtarja për arsye disiplinore
Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se për arsye disiplinore portieri Arijanit Muric është larguar nga ekipi kombëtar. Më shumë detaje pritet të jepen gjatë konferencës për media, e cila do të nis në ora 18:00. Muric ishte pjesë e portierëve për ndeshjet e muajit mars.