40 kandidatë në garë për Bordin e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore


Hostinkos
Hostinkos
40 kandidatë në garë për Bordin e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore

Në fillim të këtij muaji Kuvendi i Kosovës rihapi konkursin për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të KKTK-së, pasi dështimit të konkursit të vitit të kaluar.

Nga drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës, thuhet se për 7 pozita e Bordit të KKTK-së, Kuvendi ka pranuar 40 aplikacione.

“Më 14.05.2021 ka përfunduar afati i aplikimit për zgjedhjen e shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. Për këtë pozitë kanë aplikuar 39 kandidatë dhe në afatin e pritjes me postë është pranuar një aplikacion-kandidat. Pra, kanë aplikuar gjithsej 40 kandidatë.”

Por, nuk kanë treguar se kur do të nisë procesi i përzgjedhjes së kandidatëve.

Bordi i KKTK-së përbëhet nga shtatë (7) anëtarë të cilët zgjidhen nga Kuvendi i Republikës se Kosovës me mandat tri (3) vjeçar, duke respektuar përbërjen etnike në Kosovë.

Related Articles

Local News

Paralajmërim për sulme kibernetike ndaj mediave në Kosovë

Një fushatë e organizuar dhe teknologjikisht e avancuar e sulmeve kibernetike është zbuluar sot, me target kryesor mediat në Kosovë. Eksperti i sigurisë kibernetike, Hekuran Doli, përmes një njoftimi publik, ka bërë të ditur se sulmet po shpërndahen përmes një emaili të dyshimtë që përmban një virus të rrezikshëm. Emaili dërgohet nga adresa mccarthypaula916@gmail.com dhe […]

Posted by Hostinkos
Local News

Takvimi për Kosovë 2025 – Vaktia e Ramazanit 2025 për territorin e Republikës së Kosovës – Imsaku 2025

Takvimi për Kosovë 2025 Vaktia e Ramazanit 2025 për territorin e Republikës së Kosovës Imsaku 2025 Kosovë Takvim Kosovë

Posted by Hostinkos