Shpejtoni faqen tuaj me LiteSpeed për WordPress dhe Magento

Shpejtoni faqen tuaj me LiteSpeed për WordPress dhe Magento


Hostinkos
Hostinkos
Shpejtoni faqen tuaj me LiteSpeed për WordPress dhe Magento

LiteSpeed është një nga teknologjitë kryesore në industri që Hostinkos u ofron klientëve të vet për të maksimizuar suksesin e tyre në internet dhe kthimin e investimit. Litespeed ofron teknologji të përshpejtimit të faqes në internet të krijuar për WordPress dhe Magento, duke lejuar që edhe faqet dinamike të ngarkohen më shpejt dhe të funksionojnë normalisht për një numër shumë të lartë të vizitorëve dhe klientëve të faqes.

Përmirësoni performancën e WordPress dhe Magento duke zgjedhur LiteSpeed i cili ofron:

  • Përmirësimi i shpejtësinsë në ngarkimin e mediave
  • Kohë më e shpejt të transaksioneve
  • Përvojë më e mirë e përgjithshme e përdoruesit
  • Nuk ka mirëmbajtje shtesë
  • Pa kosto shtesë

Shpejtësia dhe performanca e përmirësuar arrihet duke ruajtur faqen e internetit në një memorie të veçantë në shtresën e serverit. Keshimi [ang. caching] nga ana e serverit lejon që serveri të anashkalojë [ang. bypass] pyetësorët e PHP dhe bazës së të dhënave, dhe LiteSpeed ka aftësi unike midis shtojcave të keshimit.

LiteSpeed mund të keshojë elemente të uebfaqes që shtojcat e tjera nuk munden. Ai gjithashtu menaxhon spastrimin e keshimit inteligjent me një sistem etiketimi dhe mund të ofrojë versione të ndryshme për çdo vizitor të uebfaqes bazuar në vendndodhjen gjeografike ose valutën e tyre.

LiteSpeed Cache për WordPress

Ndërsa shpejtësia e përmirësuar është përparësia kryesore e LiteSpeed Cache për WordPress (LSCWP), ajo gjithashtu azhurnon automatikisht faqet pasi ato ndryshohen, duke siguruar që vizitorët e faqeve të internetit të shohin gjithmonë versionin e fundit.

Parametrat e LSCWP janë të lehta për tu menaxhuar dhe parametrat e shtojcave vijnë të optimizuara për WordPress, kështu që ato mundësojnë personalizimin, por zakonisht kërkojnë pak ndryshime.

Për faqet e internetit të cilat nuk duhet ose nuk mund të keshohen, siç janë faqet e qasjes, funksioni “Do Not Cache” i LSCWP lejon që faqet të specifikohen nga listat e URL-ve, stringjet e pyetjësorëve, kategoritë, etiketat, cookies dhe agjentët e përdoruesit. Operatorët e faqeve të internetit madje mund të memorizojnë pjesë të faqeve duke përdorur funksionin ESI (Edge Side Includes).

LSCWP gjithashtu lejon që themes të ndryshëm të përdoren për vizitorët në desktop dhe celular. Ai mbështet WordPress Multisite dhe shtojcat më të njohura, si WooCommerce, bbPress dhe Yoast SEO dhe një API është i disponueshëm për të lejuar integrimin e shtojcave të reja ose jokompatibile. Nëse diçka nuk funksionon si duhet, LSCWP gjithashtu ofron një funksion “Debug”.

LiteMage Cache për Magento

LiteMage Cache është produkt i keshimit të serverit i optimizuar nga Magento i LiteSpeed. Ai integron të gjitha aftësitë kryesore të përmirësimit të performancës së LiteSpeed me platformën e njohur të ecommerce dhe si e tillë ka disa ndryshime kryesore nga LSCWP.

Related Articles

Web Design

13 Mënyra për të dizajnuar një uebfaqe të mirë

Dëshironi të ndërtoni një uebfaqe më të mirë? Online do të gjeni pafund resurse me këshilla, parime dizajni dhe praktika më të mira. Por në vend që të fokusohemi tek ato që nuk duhen bërë, le të theksojmë hapat e duhur. Te Hostinkos, kemi parë të dyja anët: uebfaqe që zhgënjejnë përdoruesit dhe uebfaqe që […]

Posted by Hostinkos
Web Design

9 arsye pse duhet të përdorni WordPress për të ndërtuar webfaqen tuaj

Nëse jeni duke kërkuar për platformën ideale për të ndërtuar webfaqen tuaj dhe nuk e keni menduar të përdorni WordPress, atëherë duhet të gjeni kohë për të lexuar këtë artikull dhe të zbuloni se si diapazoni i tij i jashtëzakonshëm i karakteristikave mund t’ju ndihmojë të krijoni një webfaqe me të vërtetë mahnitëse. Këtu janë […]

Posted by Hostinkos