Pse keni nevojë për një email adresë profesionale

Pse keni nevojë për një email adresë profesionale


Hostinkos
Hostinkos
Pse keni nevojë për një email adresë profesionale

Të gjithë e dinë që një emër i mirë domeni është i rëndësishëm për faqen e internetit. Por është gjithashtu kritike për adresën tuaj të postës elektronike.

Le të hedhim një vështrim pse një domen i mirë është i rëndësishëm për adresën tuaj të postës elektronike dhe pse është më lehtë sesa mendoni të merrni një adresë emaili profesionale.

Ka dy gabime kritike

Në vazhdim janë paraqitur dy gabime kritike që njerëzit bëjnë kur bëhet fjalë për email adresën e biznesit të tyre.

1) Të kesh një emër domain të keq

Ashtu si kur zgjedhni një emër domain për faqen tuaj në internet, nëse njerëzit nuk mund ta shkruajnë atë, ata nuk do t’ju gjejnë. Edhe më keq, dikush që kontakton me ju mund të dërgojë aksidentalisht informacion konfidencial tek personi i gabuar nëse shtyp gabimisht emrin e domain-it.

Është e rëndësishme të keni një emër domeni të thjeshtë që është i lehtë për tu shqiptuar dhe mbajtur mend.

2) Përdorimi i një adrese nga një shërbim email falas

Dikush ju ka dorëzuar ndonjëherë një kartë biznesi profesionale që ka një adresë emaili @aol.com ose @yahoo.com? Adresat e emailit si kjo menjëherë e bëjnë kompaninë të duket më pak profesionale ose të besueshme.

Për t’i bërë njerëzit që t’ju marrin seriozisht, keni nevojë për një adresë email që përputhet me domenin dhe markën e kompanisë suaj.

Është e lehtë dhe lirë për të marrë email adresa sipas domenit të biznesit

A po përdorni një adresë emaili falas sepse nuk dini si ta vendosni atë me emrin e domain-it? Hostinkos ju ndihmon. Të gjitha planet tona web hosting përfshijnë krijimin e llogarive të email adresave profesionale, falas.

Nëse keni një emër domain të regjistruar në Hostinkos, është çështje e klikimit të disa butonave për të krijuar email adresën tuaj. Ju nuk keni nevojë të jeni teknik për ta bërë këtë punë, por nëse ngecni, ekipi ynë i përkrahjes është i gatshëm për t’ju ndihmuar.

Emaili juaj mund të integrohet me Mobile Apps ose Gmail

A qëndroni në emailin tuaj @yahoo.com, @gmail.com ose @icloud.com sepse është i integruar me telefonin tuaj? Apo preferoni ndërfaqen e shfletuesit të web hosting ose aplikacionin që shoqërohet me të?

Lajm i shkëlqyeshëm: është e lehtë të përdorësh email adresën tënde të domenit edhe nëse dëshiron të përdorësh emailin tënd përmes Gmail ose aplikacionit në telefonin tënd.

Për shembull, duke përdorur serverat POP dhe SMTP, Gmail ju lejon të pranoni postë nga pothuajse çdo shërbim emaili dhe madje ju lejon të dërgoni email nga adresa e emailit tuaj të personalizuar.

Kjo do të thotë që ju mund të hostoni domenin dhe emailin tuaj me Hostinkos dhe përsëri të lexoni dhe t’u përgjigjeni email-eve tuaja duke përdorur të njëjtin shfletues ose aplikacion telefonik që preferoni.

Përditësoni adresën tuaj të postës elektronike që të përputhet me markën tuaj të webfaqes sot. Është super shpejtë dhe biznesi juaj do të marrë një rritje të besueshmërisë. Merrni web hosting të Hostinkos sot.

Related Articles

Domains

Domain .com apo .al? Si të zgjedhësh adresën më të mirë për një webfaqe profesionale

Kur krijon një webfaqe profesionale për biznesin apo projektin tënd, një nga vendimet më të rëndësishme është zgjedhja e emrit të domain-it. Për shumë përdorues në Kosovë, dilema qëndron mes .com dhe .al — dy prapashtesa të njohura që mbartin mesazhe të ndryshme për audiencën. Por cila është më e përshtatshme për ty? Kur të […]

Posted by E Fazliu
Domains

A është lëshuar domeni i Kosovës .ks? Ja çfarë duhet të dini!

Kosova, një vend që shpalli pavarësinë në vitin 2008, ka bërë përparim të dukshëm në vendosjen e pranisë së saj në skenën globale. Nga njohja politike Kosova e ka ndërtuar identitetin e saj ndër vite. Megjithatë, përkundër këtyre arritjeve, një fushë ku vendi mbetet ende është paaftësia e tij për të marrë domenin e tij […]

Posted by Hostinkos