Kapitenia e Kosovës kalon në elitën daneze


Hostinkos
Hostinkos
Kapitenia e Kosovës kalon në elitën daneze

Leonora Demaj, kapitenia e Kosovës në hendboll, është larguar nga skuadra Vendsyssel, që nga elita daneze ka rënë në kategorinë e dytë. Ka kaluar te Ringkobingu, që nga kategoria e dytë është promovuar në elitën e Danimarkës, njërin prej vendeve me hendbollin më të zhvilluar në botë.

Ringkobingu të enjten ka njoftuar se ka firmosur për dy vjet me kapitenen e Kosovës. Te Ringkobingu luajnë motrat Marigona e Arlinda Hajdari, tashmë reprezentuese të rëndësishme të Kosovës.

Demaj ishte lënduar sa ishte pjesë e Soenderjyskes në kategorinë e dytë daneze. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar kishte kaluar te Vendsyssel. Por për këtë skuadër nuk e ka luajtur asnjë ndeshje, pasi ishte në fazë rikuperimi. Kjo skuadër ka njoftuar ditë më parë se Demaj ka pranuar një ofertë që nuk ka mundur ta refuzoj.

Te Ringkobingu e kanë prezantuar 22-vjeçaren Demaj si përforcim të madh.

Related Articles

Local News

Ku mund të gjenden dritaret më të mira uPVC në Kosovë?

Nëse jeni në kërkim të dritareve cilësore uPVC në Kosovë, Alplast është zgjedhja ideale. Kompania Alplastks.com ofron produkte të qëndrueshme dhe moderne për shtëpinë apo biznesin tuaj. 1.⁠ ⁠Në degën kryesore në Gjilan Alplast operon në qytetin e Gjilanit, duke ofruar shërbime dhe produkte cilësore për klientët në gjithë Kosovën. Mund të vizitoni lokalin e […]

Posted by Hostinkos
Local News

Sisteme magazinimi me rafte metalike në Tiranë – Raftinex

Organizimi i një magazine apo depoje kërkon zgjidhje të forta dhe të qëndrueshme magazinimi. Rafte metalike industriale janë zgjidhja më efikase për biznese që kërkojnë siguri, kapacitet të lartë mbajtës dhe shfrytëzim maksimal të hapësirës. Në Tiranë, kërkesa për rafte magazinash është rritur ndjeshëm për shkak të zhvillimit të sektorit logjistik dhe industrial. Rafte metalike […]

Posted by Hostinkos