Si të ndryshoni domenin e uebfaqes suaj të WordPress

Si të ndryshoni domenin e uebfaqes suaj të WordPress


Hostinkos
Hostinkos
Si të ndryshoni domenin e uebfaqes suaj të WordPress

Për çfarëdo arsye, ju mund të dëshironi të ndryshoni domenin ose URL-në e uebfaqes suaj të WordPress. Për sa kohë që domeni në të cilin dëshironi ta ndryshoni shtohet në llogarinë tuaj Hostinkos, është e lehtë ta bëni këtë, edhe nëse nuk keni më akses në zonën e administratorit të WordPress.

Nëse keni akses në zonën e administratorit të WordPress, navigoni te Settings > General.

Installed Plugins

Do të shihni dy adresa: njëra është WordPress Address (URL), e njohur si konfigurimi i ballinës (ang. home), dhe tjetra është Site Address (URL), e njohur si konfigurimi i URL-së së uebfaqes. Konfigurimi i ballinës është adresa që njerëzit shkruajnë në shfletuesin e tyre për të arritur uebfaqen tuaj, dhe konfigurimi i URL-së së uebfaqes është adresa ku ndodhen skedarët tuaj bazë të WordPress (zakonisht këto vlera do të jenë të njëjta, përveç nëse dëshironi që instalimi juaj i WordPress të jetë në një nëndrejtori ).

Mbani mend, pasi t’i keni ndryshuar këto vlera, URL-ja e pamja juaj e qasjes në WordPress do të ndryshojë, kështu që duhet të jeni tepër të kujdesshëm dhe të siguroheni që t’i vendosni saktë këto URL, gjë që përfshin shtimin e http:// në domenin tuaj në URL.

Nëse nuk mund të hyni në zonën e administratorit të WordPress – mund të keni bërë një gabim ose domeni ka skaduar – mund të ndryshoni cilësimet e ballinës dhe URL-së manualisht duke redaktuar wp-config.php.

Për ta bërë këtë, duhet të shtoni dy rreshta kodi në skedarin tuaj wp-config.php, i cili mund të aksesohet nga File Manager në cPanel ose përmes FTP:

define('WP_HOME','http://yoursite.com');
define('WP_SITEURL','http://yoursite.com');

Related Articles

Wordpress

10 mënyra për të rritur besueshmërinë e webfaqes tuaj

Një faqe interneti e besueshme dhe kredibile mund të jetë kryesore për reputacionin dhe strategjinë e komunikimit të një biznesi. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse shitjet janë të përfshira. Bizneset në të cilat dizajni webfaqes përqendrohet në besueshmëri zakonisht janë në avantazh ndaj konkurrencës. Më poshtë janë treguar disa mënyra për të rritur besueshmërinë […]

Posted by Hostinkos
Wordpress

Si të menaxhoni lehtë webfaqen me Hostinkos përmes cPanel

Nëse ke një webfaqe personale apo të biznesit, menaxhimi i saj mund të duket si diçka teknike. Por me cPanel, gjithçka bëhet shumë më e lehtë. Ky panel kontrolli është një nga mjetet më të përdorura në botë për menaxhimin e web hosting – dhe në Kosovë, shumë përdorues të Hostinkos e përdorin çdo ditë […]

Posted by E Fazliu