Ndryshimi automatik i vitit ‘Copyright’ në uebfaqen / blogun tuaj

Ndryshimi automatik i vitit ‘Copyright’ në uebfaqen / blogun tuaj


Hostinkos
Hostinkos
Ndryshimi automatik i vitit ‘Copyright’ në uebfaqen / blogun tuaj

Pas vitit të ri, vështirë se dikush kujton të ndryshojë vitin e copyright në uebfaqet tyre të internetit. Është veçanërisht e vështirë për ata njerëz që kanë shumë uebfaqe. Kështu që, ne kemi vendosur të shkruajmë këtë artikull të shkurtër që tregon se si të ndryshoni copyright © yearfooter të uebfaqes.

Që të mund të menaxhoni lehtësisht ndryshimin e vitit të së drejtës së autorit në faqen tuaj të internetit apo blogun tuaj, duhet të ndryshoni skedarin footer.php (Skedari i template) në vendin e vitit, me një kod të thjeshtë regjistri php:

&copy;<? echo date(Y);?>

Për shembull, e drejta e autorit (ang. copyright ) duket kështu:

Copyright &copy;<? echo date(Y);?> Hostinkos. All rights reserved.

Duke bërë këtë punë një herë, ju mund të harroni gjithçka që ka të bëjë për të ndryshuar vitin çdo herë në faqen tuaj!

Por, nëse për uebfaqen tuaj përdorni HTML, ju keni një zgjidhje JavaScript, kështu që këtu është mënyra më e shkurtër për ta bërë këtë.

<script>document.write(new Date().getFullYear())</script>

Kjo do të funksionojë në të gjithë shfletuesit.

Related Articles

Internet

Këshilla marketingu pak të kushtueshme për biznesin tuaj të vogël

Kur drejtoni një biznes të vogël, çdo euro ka rëndësi. Ju nuk mund të hidhni mijëra euro në reklama me pagesë për klikim ose të përpiqeni të krijoni përmbajtje të shtrenjta video. Edhe pse e dini rëndësinë e marketingut të markës, mund të jetë shumë e vështirë të justifikoni tabelat e shtrenjta ose fushatat televizive […]

Posted by Hostinkos
Internet

Si të shtoni (embed) një formular Google në WordPress

Në këtë artikull unë do t’ju tregojmë se si të shtoni një Formular Google në faqen tuaj të internetit të WordPress.  Së pari, identifikohuni ose krijoni një llogari Google dhe vizitoni https://docs.google.com/forms/. Ju gjithashtu mund të përdorni formularët nga Google Drive juaj. Në pjesën e sipërme majtas të llogarisë suaj të Google Drive, klikoni në […]

Posted by Hostinkos