Hostinkos Blog


  • Blog
  • Për Ne
    • Rreth Hostinkos
    • Pse Hostinkos
    • Blog i Hostinkos
    • Kontakti
  • Domain
  • Hosting
  • Webfaqe
  • Më Shumë
    • Email Biznesi
    • SEO
    • Cloud VPS
    • Kalo te Hostinkos
  • Ndihmë


© Hostinkos Blog. 2026 • All rights reserved.

Published with WordPress.

Related Articles

Filter by Category

  • Web Design(247)
  • Web Hosting(173)
  • Domains(118)
  • Local News(106)
  • Internet(105)
  • Wordpress(82)
  • eCommerce(45)
  • SEO(45)
  • Newsroom(32)
  • Email Hosting(19)
  • SSL Certificate(16)
  • cPanel(16)
  • Development(15)
  • Uncategorised(14)
  • Server(11)
  • Webfaqe(11)

Filter by Author

  • Hostinkos Hostinkos (844)
  • E Fazliu E Fazliu (17)
Back to Latest Articles
4 mënyra se si uebfaqja juaj mund të largojë audiencën tuaj
Web Design

4 mënyra se si uebfaqja juaj mund të largojë audiencën tuaj

Ju keni shpenzuar minuta, orë dhe madje ditë për të krijuar uebfaqen e përsosur për biznesin tuaj. Ju keni zgjedhur fotot më të mira, përmbajtjen më tërheqëse dhe skemën më të mirë të ngjyrave. E megjithatë nuk po merrni mjaftueshëm trafikun e uebfaqes që prisnit. Uebfaqja juaj ju duket perfekte, por a ndihet audienca juaj […]

Posted 7th September 2021 by Hostinkos

2 shtojca të shkëlqyera për backup të uebfaqes në WordPress
Wordpress

2 shtojca të shkëlqyera për backup të uebfaqes në WordPress

Uebaqet në WordPress mund të bëhen viktima të dështimeve, sulmeve DDoS, përpjekjeve të hakimit, humbjes së të dhënave dhe vjedhjes së të dhënave – pa fajin tuaj. Ndërsa web hostët bëjnë përpjekje të përbashkëta për t’ju mbrojtur, natyra e web teknologjisë do të thotë që gjërat mund të shkojnë keq. Kur bëhet fjalë për diçka […]

Posted 7th September 2021 by Hostinkos

Rëndësia e Mbrojtjes së Privatësisë së domenit tuaj
Domains

Rëndësia e Mbrojtjes së Privatësisë së domenit tuaj

A keni menduar ndonjëherë se si kompanitë e marketingut marrin numrin tuaj të telefonit, emailin ose adresën tuaj? Nëse po, mund t’ju duhet Mbrojtja e Privatësisë së Domenit [ang. Domain Privacy Protection]. Çfarë është Mbrojtja e Privatësisë së Domenit? Pasi të keni gjetur më në fund emrin e domain-it dhe të keni verifikuar që emri […]

Posted 7th September 2021 by Hostinkos

4 pyetje për t’u marrë parasysh para se të bëni një kontratë web hosting
Web Hosting

4 pyetje për t’u marrë parasysh para se të bëni një kontratë web hosting

Nënshkrimi i një kontrate afatgjatë hosting me një web host për herën e parë mbart rrezik të konsiderueshëm, si financiar, ashtu edhe në lidhje me performancën e uebfaqes tuaj për një periudhë afatshkurtër dhe afatmesme. Një kontratë për hostimin e uebfaqes tuaj dikton gjithçka që do të merrni në këmbim kur zgjedhni një web host […]

Posted 7th September 2021 by Hostinkos

5 praktika të mira për mbrojtjen e serverit të uebfaqes tuaj WordPress
Web Design

5 praktika të mira për mbrojtjen e serverit të uebfaqes tuaj WordPress

Ju si pronar i një biznesi online duhet të ndërmerrni hapat e duhur për të siguruar uebfaqen tuaj pa marrë parasysh se çfarë programi përdorni. Por, kjo është veçanërisht e saktë kur kemi të bëjmë me sisteme shumë të njohura (dhe të shfrytëzueshme) të menaxhimit të përmbajtjes, si WordPress. Derisa shumë kompani të web hosting […]

Posted 7th September 2021 by Hostinkos

7 gabime fillestare në uebfaqen e biznesit tuaj që ndoshta po i bëni tani
Web Design

7 gabime fillestare në uebfaqen e biznesit tuaj që ndoshta po i bëni tani

Pronarët e bizneseve online dhe offline duhet të dinë për rëndësinë e të pasurit një uebfaqe. Sidoqoftë, shanset janë që ju po bëni gabime tani dhe as nuk dini për to. Në këtë artikull do t’ju tregojmë se çfarë gabimesh mund të bëni dhe si t’i korrigjoni ato. Pa ekspertizë teknike të nevojshme! #1 – […]

Posted 7th September 2021 by Hostinkos

Rëndësia e Bounce Rate për uebfaqen e biznesit tuaj
SEO

Rëndësia e Bounce Rate për uebfaqen e biznesit tuaj

Një nga aspektet kryesore të menaxhimit të një faqe interneti është njohja e analizave të faqes. Analizat ju tregojnë se si vizitorët tuaj e perceptojnë uebfaqen tuaj. Kur jeni duke u përpjekur të shihni se sa efektive është uebfaqja juaj, do t’ju duhet të dini se sa njerëz po vizitojnë uebfaqen tuaj, por edhe sa […]

Posted 7th September 2021 by Hostinkos

5 velga për të verifikuar uebfaqen tuaj a po ngarkohet shpejt…
Web Design

5 velga për të verifikuar uebfaqen tuaj a po ngarkohet shpejt…

Në këtë artikull do të demonstrojmë 5 vegla që mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni performancën e uebfaqes dhe rezultatin e shpejtësisë dhe të identifikoni fushat që duhet të përmirësohen. Pse është e rëndësishme shpejtësia e faqes? Para së gjithash le të kujtojmë pse ka rëndësi shpejtësia e faqes. Me pak fjalë, shpejtësia e ngarkimit të […]

Posted 6th September 2021 by Hostinkos

View Latest Posts
4 mënyra se si uebfaqja juaj mund të largojë audiencën tuaj
Web Design

4 mënyra se si uebfaqja juaj mund të largojë audiencën tuaj


Hostinkos
Hostinkos
4 mënyra se si uebfaqja juaj mund të largojë audiencën tuaj
Posted 7th September 2021 by Hostinkos

Ju keni shpenzuar minuta, orë dhe madje ditë për të krijuar uebfaqen e përsosur për biznesin tuaj. Ju keni zgjedhur fotot më të mira, përmbajtjen më tërheqëse dhe skemën më të mirë të ngjyrave. E megjithatë nuk po merrni mjaftueshëm trafikun e uebfaqes që prisnit.

Uebfaqja juaj ju duket perfekte, por a ndihet audienca juaj ashtu?

Pavarësisht sa kohë dhe përpjekje keni vënë në uebfaqen tuaj, çdo krijues faqesh interneti rrezikon të bëjë disa gabime vërtet të mëdha që largojnë vizitorët. Nëse uebfaqja juaj ka çoft edhe një nga katër gjërat e mëposhtme, kjo mund të jetë arsyeja që po humbni trafikun, madje edhe shitjet!

# 1 – Uebaqja juaj nuk është kompatibile me pajisjet mobile

Mendoni se sa njerëz keni njohur që kanë një kompjuter desktop për përdorim personal. Ky numër ka rënë në mënyrë drastike që kur Telefonat e Zgjuar dolën në treg në vitin 2007. Realisht, është më lehtë të marrësh telefonin tënd dhe të përdorësh Google sesa të presësh të shkosh në shtëpi dhe të përdorësh PC-në tënd.

Nëse uebfaqja juaj nuk është mobile dhe në përputhje me teknologjinë e sotme, ju do të mbeteni prapa dhe konkurrentët do të fillojnë të ngriten mbi ju.

# 2 – Përmbajtja e uebfaqes suaj është e keqe

Nuk ka asnjë mënyrë për të bërë ëmbëlsuar këtë: ndonjëherë arsyeja që vizitorët largohen nga uebfaqja juaj është sepse përmbajtja juaj thjesht nuk është e mirë…

Edhe pse mund të mendoni se keni lënë zemrën dhe shpirtin tuaj në përmbajtjen e uebfaqes tuaj, nuk do të thotë se është më e mira që mund të jetë. Ndoshta përmbajtja juaj është shkruar keq – e pakuptimtë ose e mbushur me gabime drejtshkrimore. Ndoshta është e organizuar dobët – pa shirita navigimi, ose ka shumë lidhje apo vegëza të thyera. Ndoshta fotot janë shumë të vogla, ose teksti është i vështirë për tu lexuar. Apo ndoshta kombinimi i ngjyrave në template dhe një dizajn i vjetruar i bën vizitorët të mendojnë gjithashtu se përmbajtja është e vjetëruar.

Sigurohuni që nuk po bëni ndonjë nga këto gabime të zakonshme të përmbajtjes. Ndonjëherë zgjidhja është editoriale. Provoni të lexoni përmbajtjen me zë të lartë duke u siguruar që nuk tingëllon sikur ta ketë shkruar një robot (ose një 6 vjeçar). Nëse kjo nuk funksionon, provoni që një mik ta lexojë ose mendoni të punësoni një redaktues të kualifikuar të përmbajtjes.

Ndonjëherë çështja është teknike, si instalimi i një template ose theme më moderne të dizajnit me një shtresë më të pastër dhe imazhe më të mëdha ose aplikimi i një shiriti navigimi.

Edhe pse ky gabim është më i dukshmi, është gjithashtu më i zakonshmi. Redaktoni përmbajtjen tuaj dhe shikoni që trafiku juaj në internet do të rritet vazhdimisht!

# 3 – Ju nuk keni asnjë prani të mediave sociale

Ngjashëm si të qenit kompatibil me pajisjet mobile, media sociale është një tjetër trend i epokës së re që mund të ju bëjë të merrni më pak trafik. Të kesh çdo lloj pranie sociale jo vetëm që sjell trafik më të lartë, por edhe besueshmëri.

Një tjetër bonus për të pasur media sociale janë promovimet e thjeshta të reklamave. Pothuajse të gjitha platformat e mediave sociale ju lejojnë të bëni boost postimet tuaja për një tarifë shtesë sipas zgjedhjes suaj.

# 4 – Uebfaqja juaj është shumë e ngadaltë

Sipas një studimi të bërë nga hobo-web.co.uk, “47 përqind e konsumatorëve presin që një faqe interneti të ngarkohet për dy sekonda ose më pak. 40 për qind e konsumatorëve do të presin jo më shumë se tre sekonda për t’u ngarkuar një faqe interneti përpara se të braktisin atë.

Pra, çfarë po ndikon që uebfaqja juaj të ngadalësohet? Imazhe masive, shumë veçori si video, ose aplikacione shtesë që ngarkohen brenda uebfaqes tuaj, të gjitha mund të kontribuojnë në një kohë më të gjatë ngarkimi.

Është e vështirë të thuash ndryshimin midis një sekonde dhe dy, kështu që mund të përdorësh një mjet si Page Speed Grader për një raport të menjëhershëm për uebfaqen tënde, plus artikuj të menjëhershëm të veprimit për rregullimin e çdo problemi. Praktikat e mira përfshijnë përdorimin e një theme ose template të thjeshtë për uebfaqen tuaj, instalimin e një shtojce për të kompresuar imazhet dhe punën me një ueb dizajner për t’u siguruar që stili juaj dhe skriptet JavaScript janë minimizuar dhe ngarkuar në mënyrë efikase.

Ne nuk po pretendojmë që uebfaqja juaj nuk do të merr trafik 100% për shkak të këtyre gabimeve, por kontrolli i rregullt i këtyre katër gabimeve të zakonshme mund të çojë në një normë më të vogël kërcimi (ang. bounce rate). Gabime të tjera të zakonshme për të kontrolluar mund të përfshijnë SEO, që lidhet me fjalë kyçe jo të besueshme me uebfaqen tuaj, hakerat, etj.

Lista mund të vazhdojë pa pushim, por pjesa më e rëndësishme e çdo një uebfaqe është web host-i. Me Hostinkos, shumë prej konfigurimeve të shpejtësisë bëhen rregullisht për ju pa ndonjë kosto shtesë.

Hostinkos
Hostinkos
  • seo
  • trafik
  • website

Related Articles

Web Design

7 hapa si të kontrolloni besueshmërinë e një dyqani online

1 – Reputacioni i uebfaqes 1.1 – Thjesht përmes një kërkimi në internet Nëse keni ndonjë dyshim për besueshmërinë e një faqeje, është e rëndësishme të kontrolloni identitetin e kompanisë që e drejton atë. Për ta bërë këtë, DGHCCRF (Direction Générale de la Concurrence, de la Consommation et de la Répression des Fraudes) rekomandon kërkimin […]

Posted 5th September 2022 by Hostinkos
Web Design

Pse duhet zgjedhur domenin .App për uebfaqen tuaj

Emrat e domain-eve .App u bënë zyrtarisht të disponueshëm për t’u regjistruar në 8 maj 2018 dhe padyshim që kishte shumë kërkesa. Njerëzit regjistruan mbi 150,000 emra që përfundojnë në .app brenda 24 orëve të para! Domeni .app është vendosur të bëhet standardi i industrisë për zhvilluesit e programeve dhe aplikacioneve. Është i veçantë dhe […]

Posted 25th March 2021 by Hostinkos