img-bg
English Language EnglishPse Hostinkos

Politika e rimbursimit
(Kthimi i parave)

Nëse për ndonjë arsye nuk jeni plotësisht të kënaqur me cilësinë e shërbimeve tona të web hosting, ne do t'ju rimbursojmë.

www.
WhatsApp në +383 44 114 409

Kjo Politikë e Rimbursimit u përditësua për herë të fundit më 14.9.2020


Hostinkos ka një Program 14-ditor të Garancisë së Kthimit të Parave, ku mund të merrni një rimbursim 100% nga data e regjistrimit. Shumë e thjesht, nëse nuk jeni plotësisht të kënaqur me shërbimet tona të web hosting brenda 14 ditëve të para, mund të anuloni në çdo kohë dhe ne do të rimbursojmë plotësisht pagesën. Thjesht njoftoni ekipin tonë dhe ne do t'ju dërgojmë rimbursimin.


Kushtet e mëposhtme zbatohen në këtë rast:

9.5 Ne pranojmë të iu sigurojmë rimbursimin e pagesës nëse:

9.5.1 ju jeni brenda periudhës së garancisë së kthimit të parave prej 14 ditësh.

9.5.2 ju nuk keni shkelur asnjë nga Kushtet e Shërbimit;

9.5.3 nëse më parë keni krijuar një llogari me Hostinkos, më pas keni anuluar dhe regjistruar përsëri, për fat të keq nuk keni të drejtë për rimbursim. I njëjti skenar vlen për ata që tashmë kanë hapur një llogari të dytë në Hostinkos.

9.5.4 ju dërgoni kërkesen e anulimit tek Hostinkos, përmes tiketës mbështetëse nga Zona juaj e Klientit të Hostinkos; dhe

9.5.5 ju në kërkesën e anulimit përfshini verifikimin e pronësisë së llogarisë së hostimit dhe / ose domenit, siç përcaktohet nga ne. Garancia e kthimit të parave ka disa përjashtime. Ju lutem vini re se pagesat në lidhje me regjistrimet e emrit të domenit, rinovimet e emrit të domenit dhe shërbimet e çertifikatës SSL, IP adresë e dedikuar dhe VPS server ose dedicated server. (siç përcaktohen më saktësisht në pikën 6.12) janë të pakthyeshme (ang. non-refundable).

9.5.6 Nëse shërbimi juaj i blerë në Web Hosting përfshin një emër domain falas, çmimi i listës për emrin e domain do të zbritet nga shuma e rimbursimit. Ju lutemi vini re se nëse një emër domain është përfshirë në planin tuaj web hosting, ne do të vazhdojmë të sigurojmë shërbime dhe funksionalitete të plota DNS për periudhën e regjistrimit ose transferimin e domenit nëse kërkohet.


Nëse jeni të pakënaqur për ndonjë arsye, na tregoni pse. Stafi ynë miqësor mbështetës është duke qëndruar pranë.



Disa nga klientët tanë