img-bg

EnglishKushtet
e Shërbimit.

Nëse keni ndonjë pyetje ose ankesë në lidhje me këto Kushte të Hostimit të Web-it ose Shërbimet tona, ju lutemi na kontaktoni.

Live Chat · 2 operatorë online

Kjo faqe (së bashku me dokumentet e referuara në të) iu jep informacion termave dhe kushteve ligjore ("Terma") mbi të cilat ofrojmë shërbime për ju ("Shërbime") të listuara në faqen tonë ("faqja jonë"). Ne ndryshojmë këto terma kohë pas kohe, siç përcaktohet në pikën 5. Andaj, çdo herë që dëshironi të porositni Shërbime, kontrolloni këto Terma për tu siguruar që i kuptoni kushtet që do të aplikohen në atë kohë. Vini re se duke porositur Shërbimet tona, jeni të detyruar t'i pranoni këto Terma dhe dokumentet e tjera të përmendura shprehimisht në të.


14 september 2020


1 Informata rreth nesh

1.1 Ne jemi Hostinkos, një kompani e regjistruar në Kosovë me numër biznesi 811386053, dhe me zyrën tonë të regjistruar në Dardani, rruga 28 Nëntori p.n, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës. Ne operojmë në faqen e internetit www.hostinkos.com.

1.2 Për të na kontaktuar, ju lutem shihni faqen tonë Rreth Nesh.


2 Përdorimi informacionit tuaj personal

Ne përdorim vetëm të dhënat tuaja personale në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Për detaje, ju lutemi shikoni Politikën e Privatësisë, pasi këto përfshijnë terma të rëndësishëm që vlejnë për ju.


3 Kontrata Jonë me ju

3.1 Këto Terma dhe çdo dokument i përmendur shprehimisht në të, është e gjithë marrëveshja mes jush dhe nesh (“Kontrata”). Ju pranoni se nuk jeni mbështetur në ndonjë deklaratë, premtim ose përfaqësim të bërë ose të dhënë nga ose në emër tonë, i cili nuk është përcaktuar në këto Terma ose në ndonjërin dokument të përmendur shprehimisht në të.

3.2 Si klient, ju keni të drejta ligjore në lidhje me Shërbimet që nuk janë ashtu siç janë përshkruar.


4 Formimi i Kontratës mes jush dhe nesh

4.1 Procesi ynë i porosisë iu lejon të kontrolloni dhe të korrigjoni gabimet para se ta dërgoni porosinë tek ne. Ju lutemi ndani kohë për të kontrolluar porosinë tuaj në secilën faqe të procesit.

4.2 Pasi ta bëni porosinë, ju do të merrni një e-mail nga ne, duke treguar që kemi pranuar porosinë tuaj. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se porosia juaj është miratuar. Miratimi i porosisë tuaj do të bëhet siç përshkruhet në pikën në 4.3.

4.3 Ne do t'ju konfirmojmë miratimin tonë, duke ju dërguar një e-mail ("Konfirmimi i Porosisë"). Kontrata mes nesh do të formohet vetëm kur ne iu dërgojmë Konfirmimin e Porosisë.

4.4 Nëse nuk do të jemi në gjendje t'ju ofrojmë Shërbimet e porositura, p.sh. për shkak të një gabimi në çmim në faqen tonë, siç referohet në pikën 9.4, ne do t'ju informojmë me e-mail për këtë dhe nuk do të procedojmë porosinë tuaj. Nëse ju keni paguar tashmë për Shërbimin, ne do t'ju kthejmë shumën e plotë sa më shpejt të jetë e mundur.


5 E drejta jonë për të ndryshuar këto terma

5.1 Ne mund t'i rishikojmë këto Terma kohë pas kohe, duke përfshirë, por pa u kufizuar në rrethanat e mëposhtme:

5.1.1 ndryshimet në mënyrën se si pranojmë pagesën nga ju; dhe

5.1.2 ndryshimet në ligjet përkatëse dhe kërkesat rregullatore.

5.2 Çdo herë kur të porositni Shërbime nga ne, do të zbatohen Kushtet në fuqi të asaj kohe për Kontratë midis jush dhe nesh.


6 Ofrimi i Shërbimeve

6.1 Ne do t'ju ofrojmë Shërbime nga data e përcaktuar në Konfirmimin e Porosisë deri në datën e përfundimit të përcaktuar në Konfirmimin e Porosisë. Kur data e përfundimit nuk është e përcaktuar, ne do të ofrojmë Shërbime në pajtim me Termat deri në përfundim të Kontratës.

6.2 Kur Konfirmimi i Porosisë përcakton çdo moment për ofrimin e Shërbimeve, ne do të bëjmë çdo përpjekje për të mundësuar Shërbimet në kohë. Megjithatë, mund të ketë vonesa për shkak të ndonjë Ngjarjeje Jashtë Kontrollit Tonë. Shih klauzolën 13, për përgjegjësitë tona kur ndodh ndonjë Ngjarje Jashtë Kontrollit Tonë.

6.3 Ne mund të na nevojiten informacione të caktuara nga ju që janë të nevojshme për t'ju ofruar Shërbime, si p.sh. emri, adresa, detajet e kontaktit, dhe ne do t'ju kontaktojmë për këtë. Nëse ju nuk do të na jepni këto informacione, ose na jepni informacione të paplota ose të pasakta, ne mund të pezullojmë Shërbimet, duke ju dhënë një njoftim me shkrim. Ne nuk do të jemi përgjegjës për ndonjë vonesë apo mosfunksionim, kur nuk na keni dhënë këto informacione pasi t'i kem kërkuar nga ju. Nëse ne pezullojmë Shërbimet sipas kësaj pike 6.3, ju nuk keni për të paguar për Shërbimet derisa ato janë të pezulluara, por kjo nuk ndikon në detyrimin tuaj për të paguar faturat që vetëm se iu janë dërguar tanimë.

6.4 Ju jeni përgjegjës për sigurim të:

6.4.1 licencave të përshtatshme të softuerit të palëve të treta; dhe

6.4.2 bashkëpunimit dhe pëlqimit të palës së tretë,
të nevojshme për përdorimin ose funksionimin e plotë të Shërbimeve. Ne nuk do të jemi përgjegjës për ndonjë vonesë ose mosfunksionim, në rastet kur nuk i jepni këto licenca dhe pëlqimin tek ne pasi t'i kemi kërkuar.

6.5 Ne mund të pezullojmë Shërbimet nëse kemi të bëjmë me probleme teknike. Ne do t'ju kontaktojmë për t'ju informuar paraprakisht se kur ndodh kjo, përveç nëse problemi është urgjent ose një emergjencë. Kjo nuk ndikon në obligimin tuaj për të paguar çdo faturë që kemi dërguar.

6.6 Nëse nuk paguani për Shërbimet deri në datën e caktuar për pagesë, siç përcaktohet në klauzolën 10, ne mund të pezullojmë Shërbimet një ditë pas datës së caktuar, derisa të paguani shumën e papaguar. Ne do t'ju kontaktojmë me e-mail për t'ju thënë këtë. Kjo nuk ndikon në të drejtën tonë për të ju ngarkuar me interes sipas nenit 10.3.

6.7 Shërbimet e pezulluara për mospagesë ose kthim tarife do të jenë subjekt i shkatërrimit të të dhënave të tyre tre ditë nga data e pezullimit.

6.8 Implementimi dhe Tranzicioni

6.8.1 Ne do t'i bëjmë të disponueshme Shërbimet në ose para datës së fillimit të specifikuar në Konfirmimin e Porosisë.

6.8.2 Ju do të jeni përgjegjës për çdo keqpërdorim të llogarisë suaj, prandaj; duhet të ndërmerrni hapa për të siguruar që të tjerët të mos kenë qasje të paautorizuar në llogarinë tuaj, pasi që ju do të jeni përgjegjës për pasojat.

6.8.2 Me kërkesën tuaj, ne do të përdorim përpjekje të arsyeshme që:

(a) të ndihmojmë në transferimin e faqeve tuaja nga serveri i zhvillimit; ose

(b) të ndihmojmë në migrimin e faqeve tuaja nga ndonjë host i palës së tretë.

6.9 Web (Shared) Hosting dhe Reseller Hosting

6.9.1 Kur Shërbimet që ofrojmë për ju përfshijnë web (shared) hosting, ne do t'ju ofrojmë:

(a) kapacitet të hostit në një server të përbashkët (ang. shared server) që plotëson specifikimet e përcaktuara në faqen tonë të internetit;

(b) aftësinë për tu qasur, përditësuar ose ndryshuar faqet e internetit, web aplikacione, softuer, informacion, të dhëna, baza të të dhënave dhe materiale të tjera të ruajtura, transmetuara, publikuara ose të përpunuara duke përdorur Shërbimet ("Materiale të Hostuara).

6.9.2 Ju garantoni që çdo material që shfaqni në faqet përkatëse nuk shkelë dhe nuk cenon ndonjë ligj të aplikueshëm, rregullore, ose të paraqitni material të pahijshëm, pornografik, sulmues, shpifës, kërcënues, që mund të nxitë urrejtje racore ose akte terrorizmi, kërcenime, blasfemi ose është në kundërshtim me të drejtat e pronësisë intelektuale të ndonjë pale të tretë ("Përmbajtje e Papërshtatshme").

6.9.3 Për të shmangur dyshimet, ne kemi të drejta administrimi në lidhje me çdo server të përbashkët dhe mund të refuzojmë çdo kërkesë për të ndryshuar konfigurimin e serverit të përbashkët sipas gjykimit tonë të vetëm.

6.9.4 Me llogaritë tona të Reseller Hosting, ju mund të rishitni web hosting dhe të menaxhoni shumë faqe interneti me plan "white label" të plotë. Ju lutemi vini re se ne nuk do t'i përkrahim klientët tuaj drejtpërdrejt. Nëse klientët tuaj na kontaktojnë për çështje përkrahjeje, ne do t'i ridrejtojmë tek ju.

6.9.5 Ju mund të përdorni Shërbimet tona vetëm për qëllime të ligjshme. Ju nuk mund të përdorni Shërbimet:

(a) në çfarëdo mënyre që shkelet ndonjë ligj ose rregullore e zbatueshme lokale, kombëtare ose ndërkombëtare, duke përfshirë të drejtat e autorit ose ligj tjetër të pronës intelektuale.

(b) në çfarëdo mënyre të paligjshme ose mashtruese, ose që ka ndonjë qëllim ose efekt të paligjshëm ose mashtrues.

(c) me qëllim të dëmtimit ose përpjekjes për të dëmtuar të miturit në çfarëdo mënyre

(d) për të transmetuar, ose proceduar dërgimin e çfarëdo materiali reklamues ose promovues të paautorizuar ose çfarëdo forme tjetër të joshjes (ang. solicitation), të njohur si Spam.

(e) për të transmetuar me vetëdije ndonjë të dhënë, dërguar ose ngarkuar çfarëdo materiali që përmban viruse, trojan horses, worms, time-bombs, keystroke loggers, spyware, adware ose ndonjë program tjetër të dëmshëm ose kod i ngjashëm kompjuterik i krijuar për të ndikuar negativisht në funksionimin e ndonjë programi kompjuterik ose hardueri.

6.9.6 Plani "Biznes Plus" ka për qëllim të përdoret për të hostuar deri në tri faqe interneti që janë nën pronësinë tuaj të drejtpërdrejtë - ai nuk janë një plan reseller.

6.9.7 Ne rezervojmë të drejtën për të tërhequr përkrahjen teknike ose për të pezulluar Shërbimet kur plani "Biznes Plus":

(a) është përdorur për të rishitur në mënyrë efektive Shërbimet tona të hosting në shumë klientë (pavarësisht nëse i tarifoni ata ose jo).

(b) është përdorur si faqe "bulk media sharing".

(c) është përdorur si magazinim rezervë - backup.

6.10 Virtual Private Server "VPS" dhe Dedicated Server

6.10.1 Kur Shërbimet që ofrojmë përfshijnë server të dedikuar, ne do të vëmë në dispozicion një server të dedikuar që plotëson specifikimet e paraqitura në faqen tonë dhe do t'ju japim të drejta administrimi në lidhje me atë server, përveç rastit kur shërbimi është i menaxhuar apo kontrolluar (ang. managed dedicated server), në këtë rast ne mund të refuzojmë çfarëdo kërkese për të ndryshuar konfigurimin e serverit të dedikuar sipas gjykimit tonë të vetëm.

6.10.2 Për serverët e dedikuar të pakontrolluar (ang. unmanaged dedicated server), ju pranoni që ne nuk do të ofrojmë përkrahje në lidhje me administrimin e serverëve të tillë dhe ju garantoni se e keni të gjithë ekspertizën e nevojshme për të konfiguruar, menaxhuar dhe mbajtur të sigurt serverët e tillë në çdo kohë.

6.10.3 Ju nuk do të konfiguroni, ose nuk do të lejoni që ndonjë person tjetër të konfigurojë një server të dedikuar në ndonjë mënyrë të pa verifikuar.

6.10.4 Kohë pas kohe, ne mund të kërkojmë që të aplikoni azhurnime të programeve dhe / ose pajisjeve në serverin e dedikuar.

6.10.5 Për të shmangur dyshimet, serverët e dedikuar të vënë në dispozicion sipas kësaj Kontrate do të mbeten pronë e jonë në çdo kohë.

6.11 Shërbime të E-mail

6.11.1 Kur Shërbimet që ofrojmë për ju përfshijnë transmetimin e e-mail, magazinimin (ang. storage) dhe/ose shërbime të menaxhimit:

(a) ne do t'ju ofrojmë POP3 / IMAP / SMTP dhe webmail e-mail shërbime në përputhje me përshkrimin përkatës të Shërbimit.

(b) të gjithë shared hosting mailboxes do të mbrohen nga anti-spam.

(c) nëse ju ose një mailbox i dedikuar për ju tejkalon limitin e magazinimit përkatës, ne mund të fshijmë e-mail-at e ruajtur për të sjellë mailbox-in e dedikuar për ju brenda limitit të magazinimit.

6.12 Regjistrimi i emrit të domenit

6.12.1 Kur Shërbimet që ofrojmë për ju përfshijnë regjistrimin e emrit të domenit, ne do të përpiqemi të regjistrojmë emrat e domenit që ju porositni duke përdorur ndërfaqen në faqen tonë të internetit, por ne nuk garantojmë që do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë.

6.12.2 Ju garantoni që:

(a) informacioni i paraqitur për qëllime të regjistrimit të emrit të domenit është aktual, i saktë dhe i plotë

(b) e keni të drejtën ligjore të aplikoni dhe të përdorni emrin e domenit dhe

(c) përdorimi i emrit të domenit nuk do të shkelë të Drejtat e Pronësisë Intelektuale të ndonjë personi ose të drejta tjera ligjore; dhe

(d) do të mbani të përditësuar informacionin e kërkuar për qëllime të regjistrimit të domenit.

6.12.3 Ju jeni në dijeni dhe pranoni se disa informacione të paraqitura për qëllime të regjistrimit të emrit të domenit do të publikohen në internet nëpërmjet shërbimeve "WHOIS".

6.12.4 Ne, sipas gjykimit tonë, mund të refuzojmë çdo kërkesë për regjistrimin e një emri të domenit të caktuar.

6.12.5 Ne nuk ofrojmë asnjë këshillë në lidhje me ndonjë mosmarrëveshje aktuale ose potenciale të emrit të domenit dhe nuk do të kemi asnjë përgjegjësi në lidhje me pezullimin ose humbjen e një emri të domenit nga ju.

6.12.6 Regjistrimet e emrave të domenit do të jenë subjekt i tarifës së rinovimit (ang. renewal fees) dhe tarifës së transferimit (ang. transfer fees) nga një periudhë në tjetrën, siç përcaktohet në faqen tonë të internetit. Ne nuk kemi asnjë përgjegjësi për përdorimin ose mbajtjen e një emri domeni nga ju sapo të regjistrohet, dhe do të jetë përgjegjësia juaj të siguroheni që emrat e domenit të rinovohen dhe që tarifat e zbatueshme të rinovimit të paguhen.

6.12.7 Ju jeni në dijeni që emrat e domenit kohë pas kohe do të jenë subjekt i rregullave dhe politikave të Regjistrit përkatës ose autoritetit të regjistrimit, dhe ju pranoni të respektoni të gjitha rregullat dhe politikat e tilla.

6.12.8 Ju pranoni kushtet e marrëveshjes së aplikueshme të regjistrimit të emrit të domenit (siç ndryshohen herë pas here): www.icann.org.

6.13 SSL çertifikatë

6.13.1 Kur Shërbimet që ofrojmë përfshijnë çertifikatë SSL, ne do të përpiqemi të marrim një SSL që ju porosisni duke përdorur ndërfaqen në faqen tonë të internetit.

6.13.2 Ju garantoni se:

(a) informacioni i dorëzuar për qëllime të një çertifikate SSL është aktual, i saktë dhe i plotë; dhe

(b) ju do të mbani të përditësuar informacionin e kërkuar për qëllime të çertifikatës SSL (ndryshime të cilat mund të jenë subjekt i pagesave shtesë siç përcaktohet në faqen tonë).

6.13.3 Ju pranoni kushtet e marrëveshjes së abonimit SSL (siç ndryshohen herë pas here): www.geotrust.com, www.comodo.com, www.rapidssl.com dhe www.cpanel.net.

6.13.4 Ne nuk lejojmë klientët të instalojnë çertifikata SSL të palëve të treta. Ju lutem vini re se kjo është për shkak të burimeve të stafit që kërkohen për instalimin dhe rinovimin e tyre.

6.14 Përkrahja (ang. Support)

6.14.1 Kompania do të përdorë përpjekje të arsyeshme për t'iu përgjigjur kërkesave për përkrahje në përputhje me Shërbimet tona.

6.14.2 Për Shërbimet "Business Plus" web hosting dhe serverët e menaxhuar të dedikuar (ang. managed Dedicated Servers), ne do të përdorim përpjekje të arsyeshme për të siguruar që në rast emergjence një anëtar i stafit tonë të përkrahjes të mund të arrihet përmes telefonit.

6.14.3 Ne do të bëjmë përpjekje të arsyeshme për të mbrojtur dhe krijuar të skedarë rezervë (ang. backup) në baza të rregullta për të dhënat tuaja, megjithatë ne nuk garantojmë ekzistencën, saktësinë ose rregullsinë e skedarëve rezervë.

6.14.4 Ne nuk marrim përgjegjësi për integritetin e të dhënave tuaja, klientëve tuaj apo përdoruesit e fundit (ang. end-users), pavarësisht nga rrethanat. Ne fuqimisht iu rekomandojmë mbajtjen e të dhënave (skedarëve) rezervë, jashtë rrjetit, për tu mbrojtur nga humbja e të dhënave.


7 Të drejtat e pronësisë intelektuale

7.1 Për qëllime të kësaj Kontrate, "Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale" nënkupton të gjitha patentat, të drejtat e shpikjeve, mjetet e përdorimit, të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me to, markat tregtare, shenjat e shërbimit, tregtia, të drejtat në softuer kompjuterik, të drejtat e bazës së të dhënave, të drejtat morale, të drejtat në informacion konfidencial (duke përfshirë njohuritë dhe sekretet tregtare) dhe çdo të drejtë tjetër të pronësisë intelektuale, çoftë e regjistruar apo e paregjistruar, duke përfshirë të gjitha aplikimet për rinovime ose zgjerime të këtyre të drejtave.

7.2 Ju ruani të gjitha të Drejtat e Pronësisë Intelektuale në softuerin dhe materialet që na siguroni dhe ju na jepni një licencë për të Drejtat e tilla të Pronësisë Intelektuale në masën që kërkohet që ne të kryejmë detyrimet tona në përputhje me këtë Kontratë.

7.3 Të gjitha të Drejtat e Pronës Intelektuale që dalin nga çdo punë në lidhje me kryerjen e Shërbimeve nga ne ("Punimet") do të jenë pronë e jona, dhe ne përmes kësaj iu japim një licencë jo-ekskluzive këtyre të Drejtave të Pronës Intelektuale me qëllim të vetëm për të përfituar nga Shërbimet.


8 Nëse ka ndonjë problem me Shërbimet

8.1 Në rast të ndonjë ngjarje të padëshirueshme ka ndonjë defekt apo problem me Shërbimet:

8.1.1 ju lutemi na kontaktoni përmes Live Chat ose e-mail dhe na tregoni sa më shpejt që të jetë e mundur (përfshirë detajet e emrit tuaj, emrin përkatës të domenit dhe serverit);

8.1.2 luteni të na jepni mundësi të arsyeshme për të riparuar ose për të rregulluar çdo defekt; dhe

8.1.3 ne do të përdorim çdo përpjekje për të riparuar ose rregulluar defektin sa më shpejt të jetë e mundur dhe, në çdo ngjarje, brenda 1 dite pune. Ju nuk do të duhet të paguani që të riparojmë ose të rregullojmë ndonjë defekt me Shërbimet sipas kësaj pike 8.1.

8.2 Si klient, keni të drejta ligjore në lidhje me Shërbimet që nuk kryhen me shkathtësi dhe kujdes të arsyeshëm, ose nëse materialet që përdorim janë të gabuara ose jo siç përshkruhen. Asgjë nga këto Kushte do të afekton këto të drejta ligjore.


9 Çmimet e Shërbimeve

9.1 Çmimet e Shërbimeve do të jenë ashtu siç tregohen në faqen tonë të internetit.

9.2 Çmimet për Shërbimet tona mund të ndryshojnë herë pas herë, por ndryshimet nuk do të ndikojnë në ndonjë porosi që ne e kemi konfirmuar me një Konfirmim të Porosisë.

9.3 Çmimet e Shërbimeve përfshijnë TVSH-në me tarifën aktuale të aplikueshme për momentin në Republikën e Kosovës.

9.4 Faqja jonë e internetit përmban një numër shërbimesh. Është gjithmonë e mundur që, pavarësisht përpjekjeve tona të arsyeshme, disa nga Shërbimet në faqen tonë të kenë çmime jo korrekte. Nëse zbulojmë ndonjë gabim në çmimet e Shërbimeve që keni porositur, ne do t'ju informojmë për këtë gabim dhe do t'ju japim mundësinë të vazhdoni të blini Shërbimin me çmim të saktë ose të anuloni porosinë tuaj. Ne nuk do të përpunojmë porosinë tuaj derisa të kemi udhëzimet tuaja. Nëse nuk jemi në gjendje t'ju kontaktojmë duke përdorur të dhënat e kontaktit që keni dhënë gjatë procesit të porosisë, ne do ta trajtojmë porosinë si të anuluar dhe do t'ju njoftojmë me shkrim për këtë.

9.5 Ne pranojmë të iu sigurojmë rimbursimin e pageses nëse:

9.5.1 ju jeni brenda periudhës së garancisë së kthimit të parave prej 14 ditësh.

9.5.2 ju nuk keni shkelur asnjë nga këto Kushte.

9.5.3 ju dërgoni kërkesen e anulimit tek Hostinkos, përmes postës elektronike, contact@hostinkos.com

9.5.4 ju në kërkesën e anulimit përfshini verifikimin e pronësisë së llogarisë së hostimit dhe / ose domenit, siç përcaktohet nga ne. Ju lutem vini re se pagesat në lidhje me regjistrimet e emrit të domenit, rinovimet e emrit të domenit dhe shërbimet e çertifikatës SSL, IP adresë e dedikuar dhe VPS server ose dedicated server. (siç përcaktohen më saktësisht në pikën 6.12) janë të pakthyeshme (ang. non-refundable).


10 Si të paguani

10.1 Ju mund të paguani për Shërbimet vetëm përmes Transferimit Bankar, PayPal, dhe Kredit Kartelës. Ne pranojmë kartat në vazhdim: Visa, dhe MasterCard.

10.2 Pagesa për Shërbimet bëhet me parapagim dhe mund të bëhet (i) në muaj; (ii) në vit, siç përcaktohet në Konfirmimin e Porosisë. Ne nuk do të ngarkojmë kartën tuaj të debitit ose kartën e kreditit derisa të dërgojmë Konfirmimin e Porosisë.

10.3 Nëse nuk arrini të bëni ndonjë pagesë të detyruar në bazë të kësaj Kontrate, deri në datën e caktuar atëherë, pa kufizuar mjetet juridike në klauzolën 11, ju do të paguani një tarifë fikse të vonuar (ang. late fee) në shumën e vonuar, cilado që është më e madhe se 3% ose €5.00. Ju do të paguani interesin e ngarkuar me tarifë së bashku me shumën e vonuar.

10.4 Shtimi i kartelës tuaj në skedar (ang. file) na autorizon të faturojmë në mënyrë automatike (ang. auto bill), në datën tuaj të caktuar. Ju mund ta menaxhoni këtë nëpërmjet Zonës së Klientit.

10.5 Ne përdorim "2Checkout", për të përpunuar pagesat me kartelë. Kur përdorni sistemin tonë të pagesave me kartelë, ju konfirmoni se na lejoni të fillojmë një pagesë ose seri pagesash në emrin tuaj. Ju konfirmoni së ne mund të kryejmë pagesa si një herë ose në bazë të përsëritur siç tregohet në faqen tonë të pagesave. Ju konfirmoni që shuma e pagesës do të përcaktohet duke iu referuar tarifave tona në kohën siç është përshkruar në faturën tuaj.


11 Pezullimi dhe Ndërprerja

11.1 Secila palë (e paparacaktuar) do të jetë në gjendje ta përfundojë menjëherë një Kontratë në rast se tjetra:

11.1.1 kryen shkelje materiale të ndonjërës nga detyrimet e saj sipas një Kontrate dhe nuk korrigjon shkeljen (nëse është e mundur për tu korrigjuar) brenda 30 ditëve nga data e kërkesës për korrigjim nga pala, duke i sjellë njoftimin me shkrim; ose

11.1.2 i nënshtrohet ndonjë urdhri ose zgjidhjeje të likuidimit, ka ndonjë likuidues të përkohshëm të caktuar, ka ndonjë pranues të caktuar ose është subjekt i ndonjë kërkese të bërë në gjykatë për ndonjë urdhër administrimi ose nëse është dorëzuar ndonjë njoftim me qëllim për të caktuar një administrator.

11.2 Pa paragjykuar ndonjë të drejtë që rrjedh sipas një Kontrate, secila palë mund të përfundojë një Kontratë me dhënien e njoftimit me shkrim palës tjetër jo më pak se 30 ditë. Pavarësisht nga sa më sipër, nëse keni rënë dakord dhe keni paguar për Shërbimet në bazë pagese vjetore, ne nuk do të jemi të detyruar të rimbursojmë pagesat "pro rated" nëse anuloni gjatë afatit vjetor.

11.3 Pezullimi i shërbimeve tuaja do të ndodhë me efekt të menjëhershëm në rastet e mëposhtme:

11.3.1 pagesa është e vonuar. Ne nuk marrim përgjegjësi nëse pamundësia jonë për të pranuar pagesën tuaj bën që llogaria të bëhet (e vonuar) që i ka kaluar afati. Ju lutemi sigurohuni që të merrni konfirmimin e pagesës në datën e pritur.

11.3.2 malware ose përmbajtje tjetër e dyshuar është zbuluar në llogarinë tuaj hosting.

11.3.3 spam ose email i mashtrimit / phishing është dërguar nga Shërbimet tuaja hosting.

11.3.4 sjellje abuzive drejtohet tek stafi.

11.4 Pavarësisht nga sa më sipër, mosrespektimi i kësaj klauzole 11 të përdorimit përbën një shkelje materiale të kushteve të përdorimit, mbi të cilat iu lejohet të përdorni Shërbimet tona, dhe mund të rezultojë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të mëposhtme nga ana jonë:

11.4.1 lëshimi i një paralajmërimi për ju.

11.4.2 tërheqja e menjëhershme, e përkohshme ose e përhershme e të drejtës tuaj për të përdorur Shërbimet tona.

11.4.3 largimi i menjëhershëm, i përkohshëm ose i përhershëm i çdo materiali nga Shërbimet tona.

11.4.4 procedura ligjore kundër jush që mund të përfshijnë, por jo të kufizohen në, kthimin e gjithë kostos mbi bazën e dëmshpërblimit (përfshirë, por pa u kufizuar në të, kosto të arsyeshme administrative dhe ligjore) që rezultojnë nga shkelja.

11.5 Ne nuk marrim përgjegjësi për veprimet e ndërmarra në përgjigje të shkeljeve të kësaj klauzole 11 të përdorimit.

11.6 Përgjigjet e përshkruara në këtë klauzolë 11 nuk janë të kufizuara dhe ne mund të ndërmarrim ndonjë veprim tjetër që ne gjykojmë se është i përshtatshëm.


12 Pasojat e Ndërprerjes

12.1 Përveçse siç përcaktohet në këto Terma, asnjëra palë nuk do të ketë ndonjë detyrim tjetër ndaj tjetrit sipas Kontratës pas ndërprerjes së saj.

12.2 Çdo dispozitë e këtyre Termave që shprehimisht ose me implikim ka për qëllim të hyjë në fuqi ose të vazhdojë në fuqi në ose pas përfundimit të një Kontrate do të mbetet në fuqi dhe efekt të plotë.

12.3 Përfundimi i Kontratës, për çfarëdo arsye, nuk do të ndikojë në të drejtat, mjetet juridike, detyrimet e palëve ekzistuese në përfundim (terminim).

12.4 Nëse një Kontratë ndërpritet në përputhje me pikën 11.2 ose nga ju në përputhje me pikën 11.1, ne:

12.4.1 do t'ju ofrojmë menjëherë një kopje elektronike të Materialeve të Hostuara; dhe

12.4.2 do të ofrojmë një asistencë të tillë siç kërkohet nga ju, në mënyrë të arsyeshme që të transferoni hostin e Materialeve të Hostuara tek ju ose një ofrues tjetër i shërbimeve, duke iu nënshtruar pagesës së shpenzimeve tona të arsyeshme.


13 Ngjarjet jashtë kontrollit tonë

13.1 Ne nuk do të jemi të detyruar ose përgjegjës për ndonjë dështim për të kryer ose vonesë në kryerjen e ndonjë detyrimi që rrjedh nga një Kontratë që është shkaktuar nga një Ngjarje Jashtë Kontrollit Tonë. Një Ngjarje Jashtë Kontrollit Tonë është përcaktuar më poshtë në pikën 13.2.

13.2 Një "Ngjarje Jashtë Kontrollit Tonë" nënkupton çdo veprim apo ngjarje përtej kontrollit tonë të arsyeshëm, duke përfshirë sulme, pengesa ose veprime të tjera industriale nga palë të treta, trazira civile, rebelim, pushtim, sulm terrorist ose kërcënim për sulme terroriste, luftë (nëse është e deklaruar ose jo) ose kërcënim ose përgatitje për luftë, zjarr, shpërthim, stuhi, përmbytje, tërmet, rrëshqitje, epidemi apo fatkeqësi të tjera natyrore apo dështimi i rrjeteve publike ose private të telekomunikimit.

13.3 Nëse ndodh një Ngjarje Jashtë Kontrollit Tonë që ndikon në përmbushjen e detyrimeve tona sipas një Kontrate:

13.3.1 ne do t'ju kontaktojmë sa më shpejt që të jetë e mundur për t'ju njoftuar; dhe

13.3.2 detyrimet tona sipas një Kontrate do të pezullohen dhe koha për përmbushjen e detyrimeve tona do të zgjatet për kohëzgjatjen e Ngjarjes Jashtë Kontrollit Tonë.


14 Komunikimi në mes nesh

14.1 Kur në këto Terma referohemi, "me shkrim", kjo do të përfshijë e-mail.

14.2 Nëse dëshironi të na kontaktoni me shkrim, ose nëse ndonjë klauzolë në këto Terma iu kërkon të na njoftoni me shkrim, ju mund ta dërgoni këtë tek ne me email adresen contact@hostinkos.com. Ne do të konfirmojmë pranimin e e-mail duke ju kontaktuar me shkrim përmes e-mail.

14.3 Nëse ne duhet t'ju kontaktojmë ose t'ju njoftojmë me shkrim, ne do ta bëjmë këtë me e-mail në adresën që na jepni në porosinë tuaj.


15 Mbrojtja e të Dhënave

Ju lutemi lexoni Politikën e Privatësisë për informacione të mëtejshme.


16 Terma të tjerë të rëndësishëm

16.1 Kjo Kontratë përbënë gjithë marrëveshjen midis jush dhe nesh, dhe zëvendëson dhe shuan të gjitha draftet, marrëveshjet, aranzhimet dhe mirëkuptimet e mëparshme midis jush dhe nesh, qoftë me shkrim ose me gojë, në lidhje me çështjen e saj.

16.2 Secila palë pajtohet që nuk do të ketë mjete juridike në lidhje me çfarëdo përfaqësimi ose garancie (çoftë e kryer pa dashje ose me neglizhencë) që nuk është përcaktuar në këtë Kontratë. As ju as ne nuk do të kemi ndonjë pretendim për keqinterpretim pa dashje ose neglizhent bazuar në ndonjë deklaratë në këtë Kontratë.

16.3 Ju nuk mund të caktoni ose transferoni asnjë nga të drejtat ose detyrimet tuaja sipas kësaj Kontratë, tërësisht ose pjesërisht, pa miratimin tonë paraprak me shkrim.

16.4 Nëse ndonjë gjykatë ose autoritet kompetent konstaton se ndonjë dispozitë e kësaj Kontrate (ose pjesë e ndonjë dispozite) është e pavlefshme, e paligjshme ose e pazbatueshme, ajo dispozitë ose pjesërisht dispozitë duhet të konsiderohet e fshirë në masën e kërkuar, dhe vlefshmëria dhe zbatueshmëria e dispozitave të tjera të kësaj Kontrate nuk do të ndikohet.

16.5 Nëse ndonjë dispozitë e pavlefshme, e pazbatueshme ose e paligjshme e kësaj Kontrate do të ishte e vlefshme, e zbatueshme dhe ligjore nëse një pjesë e saj do të fshihej, dispozita do të zbatohet me një modifikim minimal të nevojshëm për ta bërë atë të ligjshme, të vlefshme dhe të zbatueshme.

16.6 Nëse nuk arrijmë të insistojmë që të kryeni ndonjë nga detyrimet tuaja sipas këtyre Kushteve, ose nëse nuk i zbatojmë të drejtat tona ndaj jush, ose nëse vonojmë ta bëjmë këtë, kjo nuk do të thotë se ne kemi hequr dorë nga të drejtat tona ndaj jush dhe nuk do të thotë që ju nuk duhet të përmbushni këto detyrime.

16.7 Këto Kushte dhe çdo mosmarrëveshje ose pretendim që rrjedh nga ose në lidhje me to ose formimin e tyre (përfshirë mosmarrëveshjet ose pretendimet jo kontraktuale) rregullohen dhe interpretohen në përputhje me ligjet në fuçi të Republikës së Kosovës.

16.8 Palët në mënyrë të pakthyeshme bien dakord që gjykatat e Republikës së Kosovës kanë juridiksion ekskluziv për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje ose pretendim që rrjedh nga ose në lidhje me këto Kushte ose formimin e tyre (duke përfshirë mosmarrëveshjet ose pretendimet jo kontraktuale).